Marrja e kryesisë së radhës së OSBE-së është vërtet një moment historik për Shqipërinë duke qenë një vend nën regjimin mizor komunist që kundërshtoi Aktin Final të Helsinkit dhe ne ndihemi të nderuar të udhëheqim këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë të rëndësishëm, deklaroi kryeministri njëkohësisht dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama në marrjen e postit të Kryetarit në Detyrë të organizatës rajonale të sigurisë, shkruhej në faqen zyrtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.
“Vizioni ynë për kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 udhëhiqet nga tre objektiva të rëndësishme, përqendrimi në baza duke zbatuar së bashku dhe me mirëbesim, tërësinë e angazhimeve tona politike, ndryshime në terren, qoftë këto në parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, monitorimit të zgjedhjeve ose mbështetjen e reformave, apo përmirësimit të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve tanë dhe duke vazhduar forcimin e dialogut të frymëzuar nga 30 vjetori i Marrëveshjes së Parisit”, deklaroi Rama.
Prioritetet e kryetarit të Shqipërisë përqendrohen në të treja dimensionet e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë së OSBE-së.
Rama theksoi disa nga çështjet kryesore që do të paraqiten në axhendë.
“Kriza në Ukrainë dhe rreth saj mbetet sfida më e urgjente e sigurisë në Europë. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës së kryesisë shqiptare, pasi është e papranueshme që konfliktet e zgjatura në rajonin tonë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. OSBE-ja ka dëshmuar se është një organizatë që jo vetëm mund të gjendet shpejt në zonat e konfliktit, por ndonjëherë, mund ta bëjë këtë kur askush tjetër nuk mundet”, deklaroi Rama.
“Gratë vazhdojnë të vuajnë më shumë nga joqëndrueshmëria dhe konfliktet. Ato gjithashtu janë përjashtuar nga bisedimet e paqes. Kjo është arsyeja pse do të përqendrohemi në ndalimin e dhunës ndaj grave dhe në promovimin e rolit të gruas në paqe dhe siguri. Për sa i përket kësaj temë, ne kemi një histori pozitive. Gjysma e ministrave të mi të kabinetit qeveritar janë gra, një e treta e deputetëve të parlamentit shqiptar janë gra dhe Shqipëria renditet ndër pesë vendet e para në botë për pjesëmarrjen e grave në qeveri dhe ndër vendet e larta në botë për e numrin e grave në çështjet publike”, theksoi Rama.
Ai vuri në dukje se korrupsioni, gërryen themelet e demokracive dhe ka një ndikim negativ në mbarëvajtjen dhe sigurinë e rajonit, si dhe në kërcënimet trans-kombëtare. Duke u bazuar në vrullin e krijuar nga kryesitë e mëparshme, Rama theksoi se do të përmirësojnë punën e OSBE-së në luftën kundër korrupsionit dhe promovimit të qeverisjes së mirë.
Kryetari aktual i OSBE-së deklaroi se “trafikimi i qenieve njerëzore nuk është thjesht rrezik sigurie, por edhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Duke qenë se OSBE njihet gjerësisht si lider global në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në vitin 2020 ne do të vazhdojmë të ruajmë aktivitetin e OSBE-së në këtë fushë”.
“Së fundmi, në Europë po përhapen jotoleranca dhe gjuha e urrejtjes. Duhet të intensifikojmë përpjekjet tona për të mundur diskriminimin dhe për të promovuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”, shtoi Rama.
Kryetari i ri në detyrë theksoi se receta e Helsinkit për paqen në Europë është e thjeshtë, por efektive. Zbatimi i të gjitha parimeve të Helsinkit, përfshirë këtu respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.
“Nëse duam siguri dhe paqe në Europë, duhet të marrim të gjithë përgjegjësinë për zbatimin e plotë të angazhimeve tona. Kjo është thelbësore për besueshmërinë e OSBE-së si organizata më e madhe rajonale e sigurisë dhe për të gjitha shtetet e saj pjesëmarrëse dhe si mënyra e vetme për të rindërtuar besimin mes nesh. Promovimi i masave për ndërtimin e besimit dhe përdorimi i plotë i dialogut të strukturuar janë gjithashtu thelbësore për këtë përpjekje”, theksoi Rama.
“Besoj se kemi hartuar një program realist dhe të ekuilibruar, në konsultime të gjera me kryeqytetet dhe në Vjenë. Gjatë gjithë vitit të ardhshëm, Shqipëria do të jetë një kryesi e hapur dhe gjithëpërfshirëse. Ju garantoj se do të dëgjohen zërat e secilit shtet pjesëmarrës dhe vendimet do të merren në mënyrë transparente, duke mbështetur vlerat dhe parimet tona të përbashkëta. Suksesi ynë do të jetë suksesi i të gjitha 57 shteteve pjesëmarrëse”, përfundoi Rama.
Kryeministri njëkohësisht dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Kryetari i OSBE-së Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë më 9 janar në Vjenë.
https://www.osce.org/chairmanship/443215
urime, kjo tregon se jemi ne Evroppe dhe ne EuroAtlantik. Gezou Shqiperi per kete Qeveri permbi Pseudoshqiptaret servile te Aventurierit hajdut kriminel tip-enverist Sali Berisg Vichidolasit.
Kush na perkthen objektivat e ketij megallomani,dhi e zgjebosr, se ngeli duke catuar…lol!
Shkelqyeshem.Suksese. Eshte nje vleresim I madh qe shqiepria mere kryesimin e OSBE. Rama ec perpara,mos degjo qent kur lehin.
ohooo, e ozurpoi dhe OSBe Rama, merre me mend qe vitin e ardhsem apo ne vazhdim mund te marre dhe Be apo drejtimin e Nato-s dhe s’ngelet me gje per ish opoziten shqiptare. Iku ky, fluturoi dhe vrapin do ta mbaje si president i Europes Bashkuar.PO mire, se ne Bruksel e ka Babalen dhe ai direktivat i ka te qarta si i diplomuar buze Lanes.
Shqiptarët brenda vendit grinden ,kurse jashtë jan burra zamani mahnisin botën me aftësit e tyre.!….
.
Sali Berisha ishë kryrmnistër dhe president i shqipërisë
-i akuzuar nga populli se dogji shqipërinë ,shkatrroi pasurinë e 45 vjeve të socializmit ,vrau qindra njerëz ,v rau 26 veta në gërdec,katër vetë në bulevard ,vodhi lek me thasë firmave piramidale ,hapi dhe vodhi armatimet e depot e ushtrisë duke destabilizuar vendin dhe rajonin përgjithmon.
Armët e municinet u tafikuan disa u shitën jashtë vendit ,disa u shpërndanë në duar të kriminelve me damkë,dhe popullit , përdoren sot e do përdoren pas shumë vitesh si burim bestabilizimi e gjakëmarrjesh .
Është kryeministri i vetëm në histori që hapi zjarr me atrileri e aviacion e LHL,kundër gjysmës popullit vetë në vlorë në v.1997dhe grushti shtetit v. 1998 ,ka urdhëruar dhe të goditet ambasada amerikanë në Tiranë me Armë kundra tank ,kur Mariza Lino ishte ambasadore ,mbetet krim i pa ndëshkuar.
Është kryeministri i parë në histori të shtetit shqiptar që themeloi drogën me qendër Lazaratin ,një zonë e pa prekshme,edhe i votave të PD- ,bastion personal trafiku droge me Italinë dhe disa nga vendet e BE-së. Zonë e pa prekshme edhe nga policia shteti ,autonomi më vete Lazarati.Kjo i siguronte milarda euro në vit..Të gjithë e dinin ata që tentuan të futen nuk lejoheshin u vranë dhe dis apolic.,por asnjë nuk ngrinte zërin.
,
Me gjithse ka dalë në rrugë ,ka braktis institucionet dhe parlamentin së bashku me opozitën Sali-Lul -Ilir -Monika i lëvizin e komandon fijet e krimit në shqipëri , mbi 25 vjet që sundon krimin në shqipëri me terror medjash ,me ,dhunë e kërcënime verbale ,me shpifje babale ,me sabotim të Wetingut ,dhe pengim të shqiprisë në BE,shërben si faktor destabilizimi ,kan legalizuar krimin dhe qysh nga v. 2013 kan shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke ndezur të gjithë motorët kundër Edi Ramës ,një vendim i tillë i opozitës rrugaqe dalë në rrugë e detyroi dhe policinë e shtetit të shtoi rezistencën në ruajtje të institucioneve vitale të shtetit, kryeministrinë ,parlamentin ,komisarjatet dhe rrugët kryesore të vendit ,nga minat kapsollat ,tymçet ,fishek zjarret dhe kriminelë të kamufluar si protestues.
Sali Berisha ka shumë armiq dhe shumë ndere në fushat ndëshkimore kundër patëriotve Remzi Hoxha ,Trebicak ,përgjegjësi për vrasjen e Ali Ujkajt ,u eleminua se do të nxirte vrasjen e Rremzi hoxhës nga shikasit e Sali Berishës .
Ka lidhje të provuara të Berishës me Serbët,
pëveç tankeve furnizoi dhe avionët e Millosheviçit me karburante e armë,kundër pavarsisë kosovës ,duke thyer embargon ndërkombëtare kundër Serbisë.
Marrja e kryesisë së OSBE,nga shqipëria duhet të reflektohet dhe në luftën e shembullin e sajë për ndëshkimin e SALI BERISHËS,një tjetër Adolf .që ka vrar qindra njerëz 1997-98.për pasurit kombëtare që ndodhen në duart e një kaste të pasurish sheik përgjat bregdetit dhe në gjirin e Lalëzit.
Historia duhet të tregoi me fakte se shqiptarët e meriton kryesimin Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë,ajo ndriçon me pastrimin e vetvetes.në detyrat e OSBE -së ,shembull në botë të heqim përshtypjet e këqia që i jan formuar këto 30 vjet .
Ne nuk duhet të humbim këtë shanës që shqipërisë i vjen pas 57 vjetësh !.