Tensionet që priten pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian Kasem Sulejman mes Iranit dhe SHBA-së mund të shtrihen në të gjithë rajonin.
Në afërsi të aeroportit të Bagdadit automjeti i Sulejmanit u godit nga një dron i SHBA-së.
Fillimisht tensionet mund të përqendrohen në Irak.
Këtë e la të nënkuptohet thirrja e ambasadës së SHBA-së në Bagdad. Ajo u bëri thirrje shtetasve të SHBA-së që të largohen menjëherë nga ky vend. Po ashtu ata nuk duhet të qendrojnë më në afërsi të ambasadës.
Se si do të reagojë Irani ndaj vrasjes së njërit prej gjeneralëve më të rëndësishëm, kjo nuk mund të parashikohet, – thotë eksperti i Lindjes së Mesme Sanam Vakil nga Think Tank-u në Londër Chatham House.
Por përjashtohet, që qeveria në Teheran të mos reagojë ndaj vrasjes së gjeneralit.
“Një ndër mundësitë më të thjeshta është që Irani të nxisë përshkallëzimin e situatës në Irak. Vakuumi i pushtetit i krijuar atje pas tërheqjes së kryeministrit Adel Abdel Mahdi ofron një mundësi për nxitje të tilla”- parashikon Vakil.
Zëdhënësi i politikës së jashtme të partisë “Të Gjelbërit” në Gjermani, Omid Nouripour, mendon se dhuna në rajon mund të rritet.
“Vrasja e Sulejman është një pistë për shkarjen e shpejtë drejt një përshkallëzimi të madh ushtarak”, thotë Nuripour në një deklarim për shtypin.
“Soleimani ishte jo vetëm një kryestrateg i agresionit iranian në Lindjen e Mesme, si në Siri apo Irak, por ai ishte edhe mishërimi i politikës së Teheranit në rajon. Vdekja e tij do të kuptohet si një humbje e prestigjit nga ana iraniane dhe si shpallje e luftës prej amerikanëve.”
Nuk përjashtohen tensionet në mbarë rajonin
Tensionet mund të kalojnë përtej Irakut, thotë eksperti Sanam Vakil. “Soleimani kishte lidhje me Hassan Nasrallah dhe me Hisbollahun.” Nasrallah është shefi i milicëve Shiitë në Liban të sponsorizuar prej Iranit.
Lidhjet atje si edhe me grupet e milicëve në Irak deri tani kanë shërbyer për ta shtrirë influencën në Lindjen e Mesme nbë mënyrë jo konvencionale dhe destabilizuese, thotë Vakil.
“Kësisoj nuk mund të përjashtohet, se Irani të sulmojë edhe anijet në Gjirin Persik dhe ndoshta edhe shtetet e Gjirit. Këtë ai e ka bërë edhe në shtator të vitit që sapo lamë pas.”
Po ashtu Irani mund të përpiqet të provokojë një sulm ndaj Izraelit përmes Hisbollahut.
“Pot në atmosferën që mbizotëron aktualisht Hisbollah nuk do të ishte i gatshëm ta bënte një gjë të tillë. Aktualisht kjo lëvizje nuk do të involvohet në një konflikt ushtarak me Izraelin. Ndaj përshkallëzimi në lindje të Mesdheut nuk ka gjasë. E njëjta gjë vlen edhe për Sirinë. Irani mund ta konsiderojë si më me arsye që të përqendrohet tek Iraku”, – kështu i përshkruan skenarët e mundshëm eksperti i Chatham-House.
Reagimi i paparashikueshëm i Iranit
Vrasja është një pikëkthese, – thotë eksperti ushtrarak jordanez Mamoun Abu Nawar në intervistë për DW. Irani është i detyruar të reagojë, – thekson ai. Në rast të kundërt ai nuk mund ta ruajë statusin që ka në rajon.
“Sidoqoftë iranianët duhet të jenë të përgatitur për një skenar të tillë. Ata ndërkohë kanë një pasues për Sulejmanin, që së shpejti do të komunikohet.”
Reagimi iranian ndaj vrasjes mund të jetë i shumëllojshëm, – mendon Aba Nawar. “Mudn të rrëmbehen amerikanë nga SHBA-ja në rajon. Mund të mbyllet kalimi në Hormus. Cilido qoftë reagimi, ai do të jetë i dhimbshëm për amerikanët, por nuk do të ketë luftë të hapur” – thekson Abu Nawar.
“Atë nuk mund ta përballojnë as SHBA-ja dhe as iranianët. Një luftë mund t’i vinte flakën të gjithë rajonit.”
Irani mund të aktivizojë forcat e veta në Jemen, në Siri, në Liban dhe në Irak.
Shqetësuese është gjendja veçanërisht për Izraelin, tërheq vëmendjen eksperti. “Çdo përshkallëzim në rajon mund ta prekë Izraelin”. Edhe një sulm nga ana e Hisbollahut libanez nuk mund të përjashtohet, sipas tij.
Vrasja e gjeneralit mund të jetë edhe një shenjë, që qeveria e SHBA-së ta rivlerësojë politikën e deritanishme për një angazhim më të pakët në rajon.
Gazetat arabe këtë hamendësim e kanë ritheksuar në fillim të javës në sfondin e sulmit ndaj milicëve Kataib-Hisbollah.
“Iraku konsiderohej për armerikanët që pas tërheqjes si një shtet i dështuar”, shkruan gazeta “Al-Quds al-araby”. Tani qeveria në Uashington do me sa duket të tregojë sërish një prani të përforcuar. “Në konfrontimin me Iranin duket, se tërheqja mund të destabilizojë edhe më shumë situatën në rajon.”
Edhe gazeta irakiane “Kitabat” vënë dukje, se në tensionet e përshkallëzuara sërish mes SHBA-së dhe Iranit i pari që mund të vuajë pasojat është Iraku. Atje mund të zhvillohet një luftë e tërthortë mes këtyre dy forcave. “Përshkallëzimi amerikano-iranian hyn në një raund të ri, dhe sërish përplasja ndodh në tokë irakiane.”
Të dy aktorët ndërkaq kanë qëllim të përbashkët, thekson kjo gazetë: “Të dy duan ta mbajnë të dobët shtetin irakian”.
Para pak ditësh SHBA qëlluan në Irak ndaj Kataib-Hisbollah, prej nga si pasojë humbën jetën rreth 30 luftëtarë. Ky sulm i vjen në favor në radhë të parë qeverisë në Teheran: “Kjo qeveri në aleancë me grupet e milicëve mund ta shfrytëzojë kaosin, për të realizuar interesat e veta.”
Kësaj influence duhet t’i kundërvihet sa më shumë të jetë e mundur qeveria në Bagdad.
DERGONI RAMBUSHIN É KOSOVES ME KALLASHIN E PRISHUR
IRANI DO TE SHKERRMOQET SI IRAKU