"I kërkojnë qeverisë t’i zgjidhë problemet e të menduarit", Rama ka një mesazh të hapur: Bëni vetëvrasje nga frika se mos ju vrasin!

7 Janar 2020, 09:30Politika TEMA
"I kërkojnë qeverisë t’i zgjidhë problemet e

Edhe këtë mëngjes nuk kishte se si kryeministri Edi Rama mos të publikonte një shprehje, të cilën ai e quan ‘Fjalë të Çmuar’.

Sot, Rama ka zgjedhur të citojë Harry. S.Truman dhe i është drejtuar të gjithë atyre që i kërkojnë qeverisë t’u zgjidhë problemet e të menduarit.

Sipas kryeministrit, këta njerëz janë si puna e tyre që bëjnë vetëvrasje nga frika se mos i vrasin.

‘Ata që i kërkojnë qeverisë t’u zgjidhë problemet e të menduarit, janë si puna e atyre që bëjnë vetëvrasje nga frika se mos i vrasin’, shkruan Rama.

Kujtojmë që ai aritualin e ‘Fjalëve të Shenjta’ ose ‘Fjalëve të Çmuara’ e ndjek që prej ditëve të nëntorit, kur ndodhi tërmeti tragjik me 52 të vdekur.

6 komente në ““I kërkojnë qeverisë t’i zgjidhë problemet e të menduarit”, Rama ka një mesazh të hapur: Bëni vetëvrasje nga frika se mos ju vrasin!”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Edo sot më 7.1.20 i ke thënë një fjalë me vënd këtij mileti të degjenerum (edhe pse fjal e urtë)
    këta të vdekur e të vdekur janë çfarë do humbasin që nuk ngrihen kundër qeverisë tënde të korruptuar?
    Je njeriu më me fat në botë edo se të ra për pjesë populli më i çveshur nga vlerat demokratike (veç për këtë fakt kanë ndikuar edhe paraardhësit tuaj duke numëruar që nga qoftëlargu enver e deri tani )

    1. Drejtesia vonon por nuk harron says:

      “Mire e ke”. Te bejme revolucion per te sjellur prape Saliun. Moniken dhe Lulushen ne pushtet?
      Apo mos je gje Robespieri I Vicidolit????

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Duhet të jesh shumë trumpirë nëse nuk arrin të kuptosh që edi saliu dhe meta janë e njëjta bandë. ..
        jo unë thëm të bëjmë fiks atë që thotë edi të bëjmë vetëvrasje përpara se të na vrasi vet edi. .ide perfekte. .

    2. Eri says:

      O Zhaku mos fol qesim se Enveri shtepite ja u beri te reja njerezve kur ra termeti po kujtoja Rames te beje drejtesi per Gerdecin se ky ishte premtimi i tij para se te vinte ne pushtet.

  2. Celo Kapedani says:

    Hahahaaaaaa. Me Agron Tufen e ka.

  3. Zigur Qarri says:

    Ky ka ik per lesh.Le qe,ky i ikur ka qene sa ka lindur.
    Megjithese…te semuret psiqik dhe drogaxhinjt i ka akoma pas vetes.
    Nje analize brilante e Z.Koloreto Cukali,”Pazari me të keqen”.
    http://www.gazetadita.al/pazari-me-te-keqen/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje