Dash Shehi "dekonspiron" Bashën: Nuk duam ndryshim sistemi zgjedhor, opozita kërkon një mënyrë më të mirë administrimi

6 Janar 2020, 19:10Politika TEMA

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) , Dashamir Shehi, një nga aleatët kryesor të PD-së ka zbuluar një pjesë të platformës së demokratëve sa i përket Reformës Zgjedhore.

Në vazhdimësi të deklaratës së bërë nga Basha se do bëjnë shumë shpejt publike platformën, Shehi ka zbuluar se ajo është përqendruar vetëm të administrimi i sistemit zgjedhor dhe jo tek ndryshimi i sistemit.

Më konkretisht, Shehi tha se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e Zgjedhjeve.

Gjatë diskutimit tek Akademia e Shkencave, Shehi, nëse do të ketë një shans për të bërë zgjedhjet në pranverë, kërkesë kjo e opozitës për zgjedhje të parakohshme, nuk është e nevojshme ndryshimi i sistemit, por në një plan më afatgjatë po.

“Ndryshimi në disa elementë të administrimit zgjedhor. Kodi zgjedhor, pjesë e sistemit që prodhon politikë dhe administrimit që prodhon votën, u jep të drejta qytetarëve, por që nuk ka një efekt në politikën reale.

Me këtë pjesë të sisytemit, nuk ka hyrë fare në temë. Jemi marrë vetëm se si do administrohen zgjedhjet e reja, si qytetarit të mos i vidhet vota, me pak fjalë burokracia zgjedhore pse administrimi.

18 muaj kohë e mjaftueshme për të hyrë lojtarë të rinj në fushë, nëse zgjedhjet bëhen në 2021 të ndryshohet sistemi. Ky sistem krijon një lloj fuqie centrifuge nga shteti shqiptar.

Nëse bëhen zgjedhjet në pranverë do kapërdihen çdo lloj sistemi”, tha Shehi.

Ditën e sotme, kryedemokrati Basha mblodhi grupin e punës të ‘Zgjedhores’, e ndërsa mësohet se të martë do të mbledhë në selinë blu aleatët, ku në fokus do jetë Reforma, por edhe aksioni opozitar.

2 komente në “Dash Shehi “dekonspiron” Bashën: Nuk duam ndryshim sistemi zgjedhor, opozita kërkon një mënyrë më të mirë administrimi”

  1. Raki rrushi says:

    Zedhendes iopozites dashi pijaneci ohhhhhhoooo sa kam qeshur

  2. Feniks says:

    Ne se nuk shfuqizohen ndryshimet kushtetuese antidemokratike te prillit 2008 midis dy armiqve te demokracise ne Shqiperi Berishes dhe Rames,kurre nuk do kete zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi!
    Kemi 30 vjet,qe ketu na sundon diktatura fashisto-liberale ,prandaj shqiptaret ikin neper bote!
    Nga ana tjeter,fakti,qe pas 30 vjeteve nuk arrihet te votojne te gjithe shtetasit shqiptare jashte Shqiperise,te cilet te pa ndikuar politikisht dhe ekonomikisht nga sundimtaret e korruptuar shqiptare,do te ndryshonin katerciperisht kahun e ndikimit te votave te vjedhura si deri me sot!
    Emigranteve nuk ia ble apo vjedh votat pushteti kriminal!
    Ata kane pare boten me sy dhe duan vetem nje Shqiperi demokratike dhe nje popull me mireqenie te balancuar!
    Ndersa ne Shqiperi votuesit jane ndare sipas partive dhe interesave te tyre!
    Kush eshte i punesuar ne shtet,do votoje per PS-ne,ndersa te tjeret per opoziten,qe te futen ne pune!
    Pra ketu votohet per nje cope buke e jo per vendin!
    Kurse emigrantet votojne vetem per Shqiperine dhe jane aq shume sa mund ta permbysin blerjen e votave brenda vendit!
    Votat e emigranteve mund te ndryshojne Shqiperine,ndaj politika nuk po ben asgje per te votuar ata!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje