Flet për herë të parë kreu i Bashkisë Lushnje, 6 ditë pas plagosjes: Jam në punë

6 Janar 2020, 11:34Politika TEMA

Gjashtë ditë pas sulmit që ndodhi në zyrën e tij, ku nga një shpërthim granate mbeti i plagosur kryebashkiaku i Lushnjës dhe sekretarja e tij, Fatos Tushe është kthyer sot në vendin e punës.

Në një prononcim për ‘News24’ Tushe pohoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, duke bërë që ai të rifillojë punën normalisht.

“Kam rifilluar normalisht punën Jam rikthyer në punë, ndodhem në zyrë. Jam në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Tushe.

Mëngjesin e 31 dhjetorit, rreth orës 8:00 në zyrën e Tushës, ne nje shpërthim granate mbeti i plagosur lehtë kryebashkaiku dhe më rëndë sekretarja e tij Erisa Qalliu. Si autor i ngjarjes është shpallur në kërkim ish-shoferi i Tushes, Gëzim Saraçi.

Prokuroria ka si pistë kryesore të hetimit të saj largimin nga puna të Saraçit, i cili thuhet se rezultonte i papunë. Po ashtu raportohet se Saraçi ishte shndërruar në një njeri problematik me pijen.

2 komente në “Flet për herë të parë kreu i Bashkisë Lushnje, 6 ditë pas plagosjes: Jam në punë”

  1. Harvard says:

    Saraci kishte “problem” me “pijen”, kurse problemi i Bashkiakeve shqiptare?…spo them ma shume se mos ma bllokojne komentin ushtaret e Meros qe jane kthyer ne pune me orar te plote….dhe qe kane urdher nga lart ose jane militante qe nuk pranojne mendimin e lire dhe kritik ndaj pushtetit qofte vendor apo ne rang qeverie e pushteti.

  2. Tema Censure Komuniste says:

    edhe sa ore do presim qe te lirohen komentet nga dara juaj censure o policetinjorante e militante te PPSH e Meros qe pretendon se eshte i pavarur, i pavarur i leshit, thona na…sikur nuk e dime ne se kujt i sherben gelbaza TEMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje