Berisha quan “Ogur i bardhë” rrëzimin e 100 pemëve në Tiranë, Veliaj: Hienë e plakur që dhe Gërdecin e vrasjet në bulevard i pa si ogur të bardhë

5 Janar 2020, 20:36Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar përtej çdo etike sot, kur cilësoi rrëzimin e pemës së Krishtlindjeve në sheshin “Skënderbej”, e rrjedhimisht të mbi 100 pemëve te tjera të rrezuara në Tiranë, si “Ogur të bardhë”.

Ndonëse, pemët e rena për shkak të stuhisë së pazakontë të erës mund të kenë rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve, Berisha nuk ka nguruar ta quaje “Ogur i bardhë”!

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili thekson se e ardhmja e këtij qyteti është e fëmijëve dhe jo e hienave të plakura që shfrytëzojnë çdo fatkeqësi natyrore për të ngritur gishtat përpjetë dhe për t’i përdorur politikisht.

“Hienat politike gëlojnë në të gjithë botën dhe hiena të plakura që edhe Gërdecin e panë si një ogur të bardhë, edhe vrasjet në bulevard, i panë si ogur të bardhë, do ketë gjithmonë.

Në mos ky Sali, gjithmonë do të ketë një Sali. Di të them që e ardhmja e këtij qyteti është e fëmijëve dhe jo e hienave të plakura dhe di të them që të shfrytëzosh çdo rast , çdo tërmet, çdo fatkeqësi natyrore për të ngritur gishtat përpjetë dhe për t’i përdorur politikisht është realisht për të ardhur keq.

Kështu që fokusi im nuk është një pemë klasike që ne e rikuperojmë çdo vit, fokusi im është te 100 incidente të tjera që fatmirësisht shpëtuan pa bërë shumë dëme, pa u dëmtuar njerëz , ndërsa për hienat politike do të duhet të flasim një ditë tjetër dhe ua kemi treguar në kutinë e votimit çfarë mendojmë ne dhe populli shqiptar”, deklaroi Veliaj për Top  Channel.

8 komente në “Berisha quan “Ogur i bardhë” rrëzimin e 100 pemëve në Tiranë, Veliaj: Hienë e plakur që dhe Gërdecin e vrasjet në bulevard i pa si ogur të bardhë”

  1. Salbeu says:

    Ha ha ha hiena e plakur.

  2. Mona baxhella says:

    Po ça pret nga shpellari, nga anti shqiptari me i madh qe nga historia e krijimit te kombit shqipetare..ky bastard duhej varur familjarisht qe ne 97…

  3. kabul says:

    Po jeni ju pleratqe nuk e arrestoni berishen por ate dhe njerezit e tij i line te bejne ca te duan. Si boden qe ca nuk thoshitatehere qe shkatrerroi ekonomin (ju me PPP) e bete tek banka kombetare. Eshte e kote te pellisini jeni te gjithe bashke per aq kohe sa nuk denohet asnje nga politikanet per krimet qe kane bere apo per arditin e landfillit e di vete ti lali eri. Por ju politikanet shqipetare duheni shdukur krejt

  4. Termeti, ibreti,rremuja,rëmeti says:

    Po me pemet cpati xhanem. Ato cfare i bene? Ketij i beni video vetem me shkaterrime, termete, renie pemesh, shperthime, plumba se ja kenaqni roçken e shpirtit. Edhe dollite ky i ben te tipit Hajde me fund per shkaterrimet.

  5. Debatik says:

    O Kabull edhe ne vend Lindjen tende vendos gjykata kush arrestohet kjo ka 7 vjet qe ka ndryshuar ketu me ikjen e Saliut

  6. ndrea says:

    Ai qe vodhi dhe shiti gjith pyjet e Shqiperise sigurisht qe do gezohet, ai qe vrau e shkateroi vendin sigurisht qe gezohet por me vitin e ri po troket dhe drejtesia…

  7. h says:

    Në mendjen e një degjenerate,mund të lindin vetëm mendime të degjeneruara.

  8. gazetar dudum palla says:

    Gazetari i leshit, “Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar përtej çdo etike sot” – thotë, po Sala gatoi anarkinë në 1991, 1997 o kastravec, vrau njerëz sa herë që ishte në pushtet, ti na tregon etikë. Ku pjerdh Sala për etikë o gazetar dudum, Sala të vret, të ha, pështyn kockat dhe buzëqesh i lumtur. O dudum, mëso të shkruash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje