ANALIZA: Donald Trump vrau gjeneralin më budalla të Iranit

6 Janar 2020, 10:20Politika TEMA

Thomas L.Friedman

Një ditë ata mund të emërojnë një rrugë në nder të presidentit Trump në Teheran.

Pse? Sepse Trump thjesht porositi vrasjen e ndoshta njeriut më budalla në Iran dhe strategut më të vlerësuar në Lindjen e Mesme: Gjeneralit Qassim Suleimani.

Shikoni pak për llogaritjet e gabuara që bëri ky njeri:

Në vitin 2015, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha evropiane ranë dakord të heqin praktikisht të gjitha sanksionet e tyre ndaj Iranit, shumë prej tyre datojnë që nga viti 1979, në këmbim që Irani të ndalonte programin e tij të armëve bërthamore për 15 vite, por ende duke ruajtur të drejtën për të pasur një program paqësor bërthamor.

Kjo ishte shumë për Iranin. Ekonomia e tij u rrit me mbi 12 përqind vitin e ardhshëm.

Por çfarë bëri Suleimani me këtë fat të prapritur?

Ai dhe udhëheqësi suprem i Iranit nisën një projekt agresiv rajonal që i dha Iranit fuqinë de fakto kontrolluese në Beirut, Damask, Bagdat dhe Sana.

Kjo frikësoi aleatët amerikanë në botën arabe dhe Izraelin – dhe ata i bënë presion administratës Trump që të përgjigjej.

Vetë Trump ishte i etur për të hequr dorë nga çdo traktat të vendosur nga Presidenti Obama, kështu që ai doli nga marrëveshja bërthamore dhe vendosi sanksione të naftës ndaj Iranit që tani kanë tkurrur ekonominë iraniane me gati 10 përqind dhe papunësia u rrit me mbi 16 për qind.

E gjithë kjo që Teherani mund të vazhdojë të ndikojë në Beirut, Damask, Bagdad dhe Sana.

Por çfarë vjen pas kësaj?

Me regjimin e Teheranit të privuar ashpër nga fondet, ajatollahëve u desh të rrisnin çmimin e benzinës duke shkaktuar protesta masive të brendshme.

Kjo kërkonte një goditje të ashpër nga klerikët e Iranit kundër popullit të tyre që la mijëra të burgosur dhe të vrarë, duke dobësuar më tej regjimin.

Atëherë Z. “Gjeniu Ushtarak” Soleimani vendosi që, pasi të mbështeste regjimin e Presidentit Bashar al-Asad në Siri, dhe të ndihmonte për të vrarë 500 000 sirianë në këtë proces, ai përsëri do të përpiqej të bënte presion të drejtpërdrejtë mbi Izraelin.

Ai do ta bënte këtë duke u përpjekur të godasë me raketa të drejtuara nga Irani tek forcat Proxy (grupe shiite pro Iranit sh.r) të Iranit në Liban dhe Siri.

Soleimani zbuloi se luftimi i Izraelit – posaçërisht, nëpërmjet forcës së tij ajrore të kombinuar, forcave speciale dhe inteligjencës – nuk është si të luftosh frontin Nusra apo Shtetin Islamik.

Izraelitët reaguan shumë ashpër duke dërguar një grup të tërë iranianësh me arkivole në shtëpi nga Siria.

Penetrimi i shërbimit sekret izraelit tek forcat e Suleimanit bëri që forcat ajrore të Izraelit të godisnin një avioon me raketa të zbritur nga Iranit në Irak vetëm gjysmë ore pasi mbërriti.

Nëse Irani do të kishte një shtyp të lirë dhe një parlament të vërtetë, ai do të pushohej nga puna për keqmenaxhim kolosal të shtetit.

Por kjo mund të ishte më mirë, ose në të vërtetë më keq, për Soleimanin. Shumë prej njerëzve të tij thonë se ai drejtoi luftën kundër Shtetit Islamik në Irak, në një aleancë të heshtur me Amerikën.

Epo, kjo është e vërtetë. Por ajo që ata lanë pas dore është se veprimi i tepërt i Soleimanit dhe Iranit në Irak ndihmoi në zhvillimin e Shtetit Islamik .

Ishte Suleimani dhe forcat e tij kuds që e shtynë kryeministrin shiit të Irakut, Nuri Kamal al-Maliki, të shtyjë Sunnitët të bllokonin pagat për ushtarët suni, tëpaqësorëtë paqes suni dhe të shndërronte Irakun në një shtet të mbizotëruar nga shiitët.

Shteti Islamik ishte kundërveprimi i kësaj.

Dhe në fund, ishte projekti i Soleimanit për ta bërë Iranin fuqi perandorake në Lindjen e Mesme që e ktheu Iranin në fuqinë më të urryer në Lindjen e Mesme për shumë nga forcat e reja,- si Sunnitë dhe Shiitët – në Liban, Siri.

Siç theksoi studiuesi iraniano-amerikan Ray Takeyh në një artikull për Politico , vitet e fundit “Soleimani filloi të zgjerojë kufijtë perandorakë të Iranit. Për herë të parë në historinë e saj, Irani u bë një fuqi e vërtetë rajonale, duke shtrirë ndikimin e tij nga brigjet e Mesdheut deri në Gjirin Persik.

Soleimani e kuptoi që Persianët nuk do të ishin të gatshëm të vdisnin në fushat e largëta të betejës për hir të arabëve, kështu që ai u përqëndrua në rekrutimin e arabëve dhe afganëve si një forcë ndihmëse. Ai shpesh mburrej se mund të krijonte një militant në shumë pak kohë dhe kishte fuqinë ta vendoste atë kundër armiqve të ndryshëm të Iranit. ”

Ishin pikërisht – Hezbollah në Liban dhe Siri, Forcat e Mobilizimit Popullor në Irak dhe Houthis në Jemen – ato që krijuan shtete shiite pro-iraniane-brenda-shteteve në të gjitha këto vende. Dhe ishin pikërisht këto shtete brenda-shteteve që ndihmuan në parandalimin bashkimit të ketyre vendeve, nxitën korrupsionin masiv dhe nuk i lejoi këto vende të zhvillojnë infrastrukturën – shkolla, rrugë dhe energji elektrike.

Dhe ishte Soleimani dhe forcat e tij – “mbretërit” e tij në Liban, Siri dhe Irak – ata që gjithnjë e më shumë e panë, dhe e urryen, si fuqi perandorake në rajon, e urryen madje edhe më shumë sesa Amerika e Trumpit.

Kjo shkaktoi lëvizje të demokracisë popullore në Liban dhe Irak që përfshinë sunitë dhe shiitët për të kërkuar një qeverisje demokratike dhe jo të korruptuar.

Më 27 nëntor, Shiitët e Irakut dogjën konsullatën iraniane në Najaf, Irak, duke hequr flamurin iranian nga ndërtesa dhe duke vendosur një flamur Irakian në vendin e tij.

Kjo pasi Shiitët e Irakut, në shtator 2018, dogjën konsullatën iraniane në Basra duke protestuar për ndërhyrjen e Iranit në politikën Irakiene.

E gjithë “protesta” kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdat javën e kaluar ishte me siguri një operacion i organizuar nga Soleimani për ta bërë atë të duket sikur irakianët e donin Amerikën jashtë kur në të vërtetë ishte e kundërta.

Protestuesit u paguan nga militantët pro-iraniane.

Askush në Bagdat nuk e besoi këtë.

Në një farë mënyre, është pikërisht kjo çfarë shkaktoi vdekjen e Soleimanit.

Ai në këtë mënyrë dëshironte të mbulonte dështimet e tij në Irak, ai filloi të provokonte amerikanët duke bombarduar ushtrinë e tyre, me shpresën se ata do të reagojnë më shumë, do të vrisnin irakianët duke i kthyer kundër Shteteve të Bashkuara.

Trump, në vend që të bënte ketë, vrau Soleimanin.

Nuk e di nëse kjo ishte një taktikë e zgjuar apo se cilat do të jenë taktikat e tjera tani.Por këtu janë dy gjëra që dihen për Lindjen e Mesme.

Së pari, shpesh në Lindjen e Mesme e kundërta e “së keqes” nuk është “e mirë”. E kundërta e së keqes shpesh rezulton të jetë “kaosi.

Vetëm se dikush del me të vërtetë i keq si Soleimani nuk do të thotë se një ndryshim i mirë në politikë, do të vijë pas kësaj.

Soleimani ishte pjesë e një sistemi të quajtur Revolucioni Islamik në Iran.

Ai revolucion ka arritur të përdorë paratë e naftës dhe dhunën për të qëndruar në pushtet që nga viti 1979 – dhe kjo është tragjedia e Iranit, një tragjedi që vdekja e një gjenerali iranian nuk do t’a ndryshojë.

Irani i sotëm është trashëgimtari i një civilizimi të madh dhe shtëpia e një populli jashtëzakonisht të talentuar dhe një kulture domethënëse.

Kudo ku iranianët shkojnë në botë sot, ata lulëzojnë si shkencëtarë, mjekë, artistë, shkrimtarë – përveçse në Republikën Islamike të Iranit, në të cilën mbizotërojnë bombat vetëvrasëse dhe udhëheqës të milicisë.

Vetë fakti që Soleimani ishte ndoshta iraniani më i famshëm në rajon flet për zbrazëtinë e plotë të këtij regjimi, dhe si ka harxhuar jetën e dy brezave të iranianëve duke kërkuar dinjitet në të gjitha vendet e gabuara dhe në të gjitha mënyrat e gabuara.

Gjëja tjetër që dihet është se në Lindjen e Mesme e gjithë politika e rëndësishme ndodh mëngjesin e ditës së nesërme.

Po, në ditët në vijim do të ketë protesta të zhurmshme në Iran, djegia e flamujve amerikanë dhe shumë thirrje për “dëshmorin e rënë”.

Do të ketë mijëra biseda brenda Iranit që nuk do të raportohen.

Ata do të jenë në kontakt me çdo lloj tradhëtie që qeveria e tyre ka kontribuar dhe se si kjo qeveri ka shkatërruar aq shumë pasurinë dhe talentin e Iranit për një projekt perandorak që si përfundim e ka bërë Iranin më të urryerin në Lindjen e Mesme.

Dhe po, mëngjesin më pas, aleatët arabë sunitë të Amerikës do të festojnë me qetësi vdekjen e Soleimanit, por kurrë nuk duhet të harrojmë se është mosfunksionimi i shumë prej regjimeve arabe suni – mungesa e tyre e lirisë, mungesa e arsimit modern dhe fuqizimi i grave –kjo i bëri ata të dobët që Irani ishte në gjendje t’i merrte kalanë nga brenda.

Nëna Natyrë nuk e di emrin e Soleimanit, por gjithë bota arabe do ta njohë emrin e tij.

Për shkak se Lindja e Mesme, veçanërisht Irani, është duke u shndërruar në një zonë katastrofike mjedisore – pa ujë, me shkretëtirë në rritje dhe mbipopullim.

Nëse qeveritë atje nuk ndalojnë së luftuari dhe nuk do të bashkohen për të ndihmuar ndaj ndryshimit të klimës – në vend se të festojnë për mashtrime ushtarake vetë-promovuese– çdo gjë do të përfundojë keq.

New York Times– Përgatiti në shqip: Sonila Backa

15 komente në “ANALIZA: Donald Trump vrau gjeneralin më budalla të Iranit”

  1. Piro says:

    Artikull interesant. Irani nje vend me histori, po aktualisht I prapambetur. Ku gjenerali me I fuqishem ishte me I paarsimuari, sepse vendi eshte nen pushtetin e fetarve. Aty Ku sundon feja ka erresire.

    1. Viki says:

      Artikull i sakte . Kam jetu 20 vjet ne ato vende ( pervec Iranit ) po ama populli me i zgjuar e me i afte te beje pasuri jan iranianet e libanezet . Por sic e thote artikull shkruesi iranuanet i bejne keto jasht Iranit .Shko dac ne Dubai dac ne Abu Dhabi me shum se gjysmat e ndertesave i kan iranianet . Revolucioni i Khomeinit ne 79 i mori ne qafe i coi shum mbrapa fatkeqesisht . Po qe jan populli me inteligjent e me punetor aty nuk diskutohet . Kudo te shkosh ne vendet Arabe nuk gjen komunitet iranian e libanez (tani edhe turqit ) qe skane pasuri e realestate te fuqishme .. gjynah ajo qe i ndodhi me Khomeinin se do ishin europa e lindjes se mesme.

  2. Lisi says:

    Po ju amerikanet kush ju ftoi ne vendet arabe Sigurisht Nafta Bota eshte zgjuar tani shkoni ne shtepite tuaja

    1. ana says:

      Po ne Kosove ne vitin 1999 kur Serbia po spastronte popullsine shqipetare cila aresye e beri SHBA-ne te ndeshkonte Serbine? Nafta? Interesi ekonomik, apo genocidi dhe shkelja flagrante e te drejtave te njeriut? Amrika per ne eshte Nona. Dhe nona nuk shahet asnjehere o bryl.

    2. Lloji says:

      Ne fakt Amarikanet nuk e moren fare parasysh se duhej te pyesnin P!dhin e mortes se Lisit te kalbur para se ta kuptonin se per ç’far shkuan ne vendet Arabe!

    3. AGRON says:

      O lisi, Sami Frasheri ka thene qe: ” i marri ( budallai ) po nuk foli, nuk dallohet nga i mençuri”.
      Po pse flet ?!

      1. Gjeto says:

        Bukur e the Agron!

  3. ..... says:

    E verteta eshte se vrasja e keti idioti u nga Amerika kurve u be qe te ndihmoje mjekercjapet qe qeverisin iranin sepse kohet e fundit populli iranin ishte ngritur ne protesta te medha per ti dhene fund mjerimit te popullit ndonese nje vend i pasur populli vazhdon te jetojne ne skamje dhe varferi, pra amerikes nuk do ti interesomte kurre qe ky vend te ndryshoje dhe te qeveriset nga njerez te zote dhe te zgjuar, pra vrasja e ketij budallai sic e quajn zotrote u be me qellim per te forcuar akoma Edhe me shume qeverine e mjekercjapeve ne iran, Amerika = kurva me e madhe e ketij planeti

  4. Kollodoku says:

    O Lisi i kalbur.
    Naft apo jo, gjoja e eget po e eger eshte dhe ngelet. Ska cfar ti bej Amerika ktyre. Kto jan popull qe dun diktatur kur i le ti lir morin kot. Pak a shume si Shqiptaret.

    1. loni says:

      do thuash pak a shume si ne shqiptaret,duke futur edhe veten tende brenda,apo te duket vetja nga parisi ty,ty edhe te duket vetja parisjen,por ate nenen qe te ka bere koken ta ka qir shqiptare,keshtu e ke faren edhe ti shqiptar,mos te duket vetja si i vecante byth qim ti dhe kushdo qe shan shqiptaret duke e lene veten tuaj jashte,moter qira jeni dhe asgje tjeter,mos harroni se shqiptaret ju kan derdhur zhallin plakave te juaj qe dolet ju kopilat e shekullit 20-21,.

  5. Albann says:

    Ne baze te kesaj logjike Irani justifikohet po te vrase Presidentin me budall ne bote…..???(Sepse ne syrin e nje Iraniani ai eshte i tille).
    Kjo quhet autogol.

  6. I says:

    Le te mesoj dhe Birisha me Liken me ato protestat e tyre. Te masin dhe gojen.

  7. Tepelena says:

    Nje shtet demagog e radikal i dhunes mendore islamike eshte Irani , ne kronologjine e te gjitha kohrave Edhe Nostradamus e shikonte si fitil i zjarrit ne bote . Dikush thote jane te mencur nuk mund te jene te mencur njerzite qe kerkojne hakmarrje pa bindje ideologjike te verteta. Te gjithe njerzite e varfer kurre dalin nga shteti i tyre i varfer bejne te holla, por nuk dijne si ta permirsojne te ardhmen apo me ndrit nga mendja edhe zemra si qytetare te botes. Faktet historike tregojne se racat me te mencura ne bote jane ato shtete qe kane krijuar te ardhme per popullin e tyre dhe rezerva vjetore per raste emergjente si permbytje katastrofa natyrore etj. Ne pergjithesi popujte islamike radikale si Pakistani ,Irani ,Afganistani te cilat jane te drejtuara nga dhuna e religjionit jane me debilat e botes, kane qene me lufterat e shenjta do te jene dhe kane mbetur mbi kete bote si nje peshe kundra lirise demokracise dhe sigurise boterore.

  8. Arben says:

    Kshu eshte kur mungon demokracia! Fatet e popujve i marrin ne dore horrat dhe banditet. E amerika edhe nese e nxjerr ndonje president horr, ai eshte i perkohshem e nuk ka shanse qe ta mbajne me shume se 8 vjet ne pushtet,por jo sa putinet,ajatollahet e erdoganet e sotem qe i ndryshojne kushtetutat per te mbajtur pushtetin me dhune si dhe sa here te duan. Fale zotit duhet thene se mir qe eshte nje shtet kaq demokratik e human si Amerika superfuqi,se po te jete superfuqi nje shtet (dmth diktator se edhe atje mund te kete drejtues te mire) si puna e iranit, edhe ajrin qe marrim fryme e zaptojne.

  9. Albatros says:

    Amerika shteti me Gjakatar qe udhehiqet nga pedofilat dhe drogaxhibjte qe jane bashkpunetoret e Jeffrey Epstein dhe qe e ka Shkaterruar Shqiperine. Zoti i denoi Shqiptaret qe perkrahin nje vend Satanik si Amerikanet qe po i kthwjne cunat Shqiptar ne bythq… Neper paradat e 17 Majit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje