“SPAK të hetojë ata që shkaktuan batërdinë antishqiptare në arsim e shkencë, siç bënte Milosheviçi në Kosovë”

5 Janar 2020, 21:27Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë shtetëror ka ndaluar historinë evolutive të Shqipërisë.

l.Historia reale e një kombi ndalon atëherë kur kësaj shoqërie i ka ndaluar evolucioni.

Korrupsionet kryeministrorë që pasuan njëri-tjetrin në Shqipëri, tani kuptohet se kanë ndaluar evolucionin e shoqërisë shqiptare. Ndalimi i evolucionit shoqëror, në thelb është ndalim i historisë evolutive për atë shoqëri.

Por, cilët janë ingredientet e një evolucioni në zhvillimin kombëtar në një shtet apo në një shoqëri të caktuar?

Ata janë:

Arsimi

Prodhimi

Shkenca

Komunikimi

Liria shoqërore

Liria politike

Liria ekonomike

Liria e shtypit

Media dhe fjala e lirë

Drejtësia

Të gjithë këta ingredientë në Shqipëri janë jashtë zhvillimit, prandaj ka ndaluar evolucioni shqiptar, i cili ka ndaluar evolucionin e koshiencës shqiptare dhe njëherësh, ka ndaluar vetë historinë.

Il.Arsimi dhe shkenca.

Arsimi shqiptar sot është në dekadencë të plotë. Gjendja e tij e rëndë dhe nën cilësinë mesatare nuk është një gjë që ka ardhur nga rasti.

Cilësia arsimit u godit nga politika që në vitin 1992. Në fillim u godit universiteti, pastaj, me sistem, u godit në mënyrë drastike edhe shkolla e mesme. U trajtuan mësuesit e gjimnazeve si hamej rrugësh, dhe u fut në arsim injoranca në mësimdhënie. Pas kësaj filloi shitja e notës, dhe shitja e diplomave.

Për 15 vjet Shqipëria kaloi në injorancë, pa gjimnaze cilësorë, pa shkolla profesionale, dhe, hyri në analfabetizm me një përqindje që në Europë quhet shumë e lartë. E gjitha kjo ishte në fakt skema antintelektualiste e injorancës politike. Luftë kundër intelektit të kualifikuar, dhe sidomos luftë kundër akademizmit.

Pikërisht në këtë kohë, kur arsimi cilësor kishte marrë fund, u hodhën në treg minimumi pesë universitete privatë që iu shisnin diploma kujdo.

Pas kësaj, ata që ishin krijuesit e kësaj gjendjeje, hapën dyert e administratës shtetërore për punësimin masiv të diplomës së blerë.

Pas këtij procesi disavjeçar injoranca pushtoi edhe administratën shtetërore.

Një tmerr i vërtetë: korrupsioni shtetëror u bë dominant në drejtimin e shtetit shqiptar. Injorantët e emëruar në “pikat e mjaltit” ishin vjelës të ardhurash korruptive, por edhe pagues të regullt të ministrave që i kishin emëruar.

Zhvillimi kombëtar mori fund, kurse shteti shqiptar u bashkua me krimin, sepse kjo është natyra parësore e korrupsionit shtetëror. Të gjithë kryeministrat u bashkuan me krimin e organizuar, kurse kryeministri aktual është kampioni i kësaj gjendjeje të kriminalizuar të administratës shtetërore.

lll.Shkenca dhe prodhimi industrial

Bashkë me rënien drastike të cilësisë së arsimit, u godit paralelisht edhe shkenca. Kjo në fakt është rrjedhojë e histerisë antidije që u vendos në Shqipëri.

Që nga viti 1992 e deri në vitin 1994 u mbyllën të gjithë institutet shkencorë. Pas njëzet vjetësh në Shqipëri nuk mund të flitej më për mendim shkencor në asnjë fushë. Njerëzit e shkencës u punësuan në Perëndim. Në Shqipëri sundoi troklliku dhe vobegtësia mendore Berisha.

Por kjo gjendje nuk ndryshoi as pas rënies së Sali Berishës. Pse?

Kjo kuptohet: sepse është kërkesë e antishqiptarizmit shekullor.

Lufta kundër shqiptarizmit ka qenë gjithmonë luftë kundër arsimit shqiptar, dhe dihet se, rrafshimi i arsimit sjell me vete edhe likuidimin e shkencës. Kjo është arsyeja që shoqëria shqiptare tani është nën një krizë të rëndë të intelektit.

Por, paralel me goditjen antishkencore, që në vitin 1992, filloi shkatërrimi i prodhimit industrial shqiptar. U mbyllën të gjitha fabrikat. U shkatërrua e gjithë industria ushqimore. Dhe të gjitha makineritë u shitën për skrap nga hajdutët. Një sy i stërvitur me tregun, e kuptonte që kjo ishte pa dyshim një skemë antishqiptare.

Histeri kundër arsimit, histeri kundër shkencës shqiptare, njëlloj siç vepronte Milosheviçi në Kosovë kundër arsimit shqiptar atje, me mbylljen drastike të universitetit. Ky paralelizëm të jep të kuptuar se si në Kosovë, edhe në Shqipëri vepronte e njëjta skemë. Por, ndryshimi ishte se në Kosovë vepronte pushtuesi serb – po në Shqipëri? Ketu vepronin të shiturit, sigurisht.

Të njëjtën katastrofë e pësoi edhe prodhimi bujqësor. Hordhitë që shkatërruan fabrikat, shkatërruan 20 mijë hektarë vreshta, disa mijë hektarë sera diellore, prenë si vandalë disa milonë rrenjë pemësh frutore, dhe prishën të gjithë kanalet kulluese e vaditëse.

Kjo është arsyeja kryesire e ndalimit evolutiv të shoqërisë shqiptare dhe arrdhja e saj në gjendjen e sotme të ndalimit të historisë.

E pse të zgjatemi: pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: a do ta hetojë Byroja Kombëtare e Hetimit dge SPAK këtë batërdi antishqiptare? Këta duhet ta hetojnë, sepse hetimi dhe agjencitë informative amerikane i kanë të faktuara, kurse shqiptarët duan të dëgjojnë të vërtetën nga hetimet: përse gjithë ky mllef antishqiptar kundër prosperitetit të shoqërisë shqiptare?

39 komente në ““SPAK të hetojë ata që shkaktuan batërdinë antishqiptare në arsim e shkencë, siç bënte Milosheviçi në Kosovë””

  1. Zeni says:

    Je me shume vonese o Z. Avokat!
    Keto gjera i kemi thene ne shume kohe me pare. Ti ke qene bashkeudhetar me Sali Berishen, dhe i shihje ne drite te diel;lit te gjithe keto qe ke numeruar ne artikullin tend. Nuk fole fare per ushtrine, per Akademine Ushtarake, per Shkollen Skenderbej, per zhdukjen e municionit ushtarak, dhe nuk fole as per 1997, ku u shkaterrua shteti, u plackiten dhe u dogjen te gjitha repartet ushtarake, deri edhe aeroplanet Mig dhe nendeteset, Perse? Sepse kjo i duhej Serbise!
    Nuk ka rastesi, i nderuar Z. Avokat! Cdo gje qe behej ketu, behej per interesa te Serbise, permes Sali Berishes, kryespiunit serb.
    Cdo gje qe ka bere Sali Berisha, i ka bere me paramendime dhe me pasoja te shpejta dhe te ngadalta.
    Tani nuk rregullohen keto gjera: As fabrikat nuk kthehen, as vreshtat dhe serat e mrekullueshme, as arsimi cilesor, as industria dhe as bujqesdia e mepareshme. Cdo gje eshte kaos, qe nga drejtimi i shtetit dhe deri ne ndertimin e pallateve.

    1. Tironsi says:

      Jame te sakta per ato qe shprehu i nderuari Zeni Zoti avukat je duke i ra fyellit vetem ate melodi qe te vjen per shtat Perse nuk thua me dy fjale shkurt,ate qe tha dhe lexuesi,qe Saliu per interesat e SERBISE perdori strategjine shkaterimin e instucioneve dhe carmatimin e ushtrise Por gjithashtu futi dhe luften vllavrasje veri jug me teorine perca dhe sundo Keto ishin pikat kryesore qe i kishte kerkuar Sllobodani Saliut Te cilen ai per Serbine ishte njeriu i duhur dhe i besuar,sic e tregon dhe vete historia me shitjen e nje arsenali armatiimesh qe do tu perdornin kundrave vellezerve kosovare

    2. Shenjestra says:

      Jame shume dakord me avokat Ngjelen per te gjitha keto probleme dhe vertete jan nje objekt i mire per SPAK-un.Saliu ne litar per t’i shpaguar te gjitha keto shkaterrime e krime te medha,e shume te zeza qe i ka bere ketij vendi e ketij populli.

    3. Raimond vlonjati says:

      SPAK duhet ta filloje nga Fatos Nano i cili me privatizim kriminal i fali firmes greke te Kokalus dhe kompanise se shtetit grek Cosmote , telefonine Celulare Shqiptare (Amc) per 93 milion dollare

      Kur nderkaq Maqedonia e cila esht sa 2/3 e Shqiierise e privatizoi 1/3 e telefonise se saj celulare per 1.6 miliard dollare

      Pra , sic shihet vetem ne kete privatuzim Fatos Nano i la vjedhur shtetit Shqiptar mbi 4 Miliard dollare

      Po ashtu Nano beri nje mareveshje kriminale me keto dy firma greke kundrejt Telekomit Shqiptar.
      ku per cdo impuls , firmat greke fitonin 9/10 , ndersa Kompanua shteterore Shqiptare fitonte 1/10,
      dhe ne kete rast sipas vete Tatim Taksave shteti jone humbte cdo vit 350 milion dollare

      Fatos Nano beri edhe kontraten kriminale per Rinasin duke ja dhene ekskluzivitetin per 20 vjet nje firme te vetme duke shkaktu nje ritje dastike te cmimit te biletes se fluturimit per ushetaret Shqiptare , gje e cila coi ne humbjen e mbi 400 milion dollare cdo vit nga ekonomia shqiptare

      Pra , Fatos Nano duhet te jete i pari i cili duhet hetuar nga SPAK aq me shume qe ka edhe nje dokument ankues nga Autoriteti Nderkombetar i Tekefonive Celulare me qender ne New York , i cili kritikon qeverine Nano , duke i thene se privatizimi i telefonise celulare esht bere kunder interesave te ekonomise Shqiptare

      Pra , se pati te hetohet Fatos Nano , pastaj te tjeret me radhe Sala per shkaterinet e ekonomise , Rama per ato 300 milion dollare qe ja permendi shefi i OSBE para 4 vjetesh ,
      e te gjithe me radhe

    4. Shqiperia sillet si nje kafshe instinktive qe i mungon inteligjenca says:

      Ke te drejte z. Spartak. Asnjera parti politike, perfshire edhe PS-ne e Edi Rames, nuk kane bere asgje per aresimin dhe shkencen. Prandaj, Shqiperia eshte ne kaos dhe nuk gjen nje njeri te flase per termetin e shum ete tjera dhe Edi Rama mbeshtetet ne nje zonje dhe nje ze te vetmuar. Edhe ajo mund te mos ishte. Por ka vendosur te jetoje ne Shqiperi. Ajka e inteligjences eshte jashte. Po a kane pyetur ndonjehere mendjemedhenjte politikane te Shqiperise se duhet edhe mendimi i ketyre shkencetareve per cdo fushe te zhvillimit. Shikon mediokritete partiake qe drejtojne ministri te rendesishme te vendit. Cupelina punetore por pa dije shkencore. Berisha i vuri shkelmin shkences dhe aresimit, por as Edi Rama nuk ka bere agje. Vendosi nje partiak ne krye te Akademise se Shkencave pa asnje artikull shkencor ne 30 vjetet e fundit. Ja perse per vleresimin e godinave te prishura nga termeti shikohen disa specialiste te huaj si “Perendi”. Eshte e turpshme se si shteti eshte gjunjezuar para injorances. Nuk ka nje ekonomist te thote nje fjale se cili do te jete drejtimim ekonomik e vendit, por ja lene vetem privatit te marre vendime. Per fat te keq fodulleku nuk po e le as Edi Ramen qe te marre ndihme nga inteligjenca shqiptare qe po shkelqen ne bote. Asnje nuk ben as edhe te vetmen perpjekje qe ta perdore kete inteligjence. Madje paguajne shtrenjte specialistet e huaj qe nuk jun dhemb per Shqiperine dhe as qe duan tja dijne pervec parave qe marrin. Eshte per te ardhur keq. Sigurishtv qe shkaterrimi eshte bere me qellim sepse po i hoqe trurin nje kombi do te sillet si nje kafshe. Dhe keshtu ka ndodhur me Shqiperine. Nje vend pa tru dhe me sjellje shtazerore nga te gjitha drejtimet.

    5. h says:

      Spaku, më ngjan me atë aspirinën e pafuqishme, që një mjek i dëshpëruar i jep atij që po jep shpirt.

    6. Kalec Dega says:

      E drodhi Taku Avukati , ky pompist koti, i goditur nga sistemi i meparshem por qe nuk e morri veten kurre.
      =
      Taku si Dhalla , Kukulla Arta ene Kraja i PPSH e ka me peshqit…..ene me ata qe spaguajne dritat ose analfabetet komuniste qe shkaterruan shkencen etj….

  2. Falanga e Sllobodan Milloshevicit instaluar ne Shqiperi
    si Pd – duhet te japi spjegime para Drejtesise ,
    per te gjitha maskaraden Antishqiptare ne kto 30 vjet (kryeshpellari salih berrishit)
    krimet ,
    dhurim teritoresh detare (Tradhetit ndan Atdheut )
    krimeve ndaj shqiptareve Gredec- 21-Janare 32-shqiptare te vrare per tu pasuruar Familja e shpellarit
    vjedhjet ne 30-vjet te Buxheteve te Shtetit -Bankes se Shqiperise
    fallsifikimin mafioze te Pronave ,
    shkaterrimi Akademise Shkencaev Arsimit ne pergjithsi ,

    i bere nga banda e shpellarit ,duke e kthyer Shqiperie ne Mesjete !

  3. Detari says:

    Pse akoma ka SPAK?

    akoma prisni drejtesi o arrnauta… vrisni veten

  4. Kakerdhija Sali says:

    Sali Berisha asht heroi yne kombetar!
    AY na pruni tallavane!
    Tash mundena me ngrit cadrat kudo neper bote!
    Ne Shqipni, mundet gerqia me na pushtu me kisha, varreza e shkolla,
    Turqelia me shkolla e xhamija,
    Seribija me kryqa e perkujtimore
    Rrnoft salija e edi rama,
    Elisa e Ciljeta,
    Taulanti e Flamuri,
    Xhozi e Agim doci…

  5. vlora says:

    Qepe avokat.Ke qene kryetar i komisionit parlamentar per ngjarjet e 97.Ehumbe shansin te shpalosje atdhedashurin tende si dhe aftesin si jurist Cdo gje e nxore nul sikur nuk kish ndodhur asgje.Trimi mbas beteje nuk i duhet kujt

    1. Sakte fare o VLORA… Avokati pa asnje gjyq te fituar vete, por nga te tjere qe “permendin” emrin e Tij, eshte nje llafazan, produkt i ish Bllokut te dikurshem, qe rreket te duket Anglo-Sakson kudo ku flet e shkruan, por qe vete Anglo-Saksonet tallen me te, sa nuk e qasin asnjehere ne “Dere”… Ai eshte mormirenjohesi me i madh ndaj Edi Rames, qe ka rrezikuar shume duke i shkuar per vizite e cuar dhe Libra e ushqime etjera…, ne Burg keti palacoje te po atij Sistemi Gjakatar te PPSH, edhe pse po kjo Parti kriminale e futi ne burg, se llapte shume si dhe sot.

    2. Bureto says:

      Kartolin e avokatit për Vitin e Ri 2020 me urimin në formë pyetjeje: “Ku ishe asgjëkundi, ç’na the asgjë?!”. Dhe ai e di që këto janë pyetje retorike edhe për vetë atë avokatin e madh. Shumicën e atyre që rendit ai, në gjoja ‘analizën’ e pas gjelit të detit dhe shishes së verës, plastë ai që nuk i di. Por ajo që dimë ne dhe që ai bën sikur nuk e di, është fakti se si “ingredient” (përbërës) i listës së tij ku ai rendit shkaqet e gjëndjes së Shqipërisë, në krye të saj meritonte (mund) të ishte dhe vetë.
      Ka qenë qysh nga fillimet e postdiktaturës, një ndër eksponentët kryesorë që i ka dhënë tonin jetës politike në vend, si politikan karriere, si deputet, si ministër, kandidat për kryetarin e Tiranës (potencialisht ede mund të ishte, por ia ‘vodhi’ Rama), si kryetar partie, si kryetar i Komisionit të Përhershëm parlamentar (të jashtëm a të drejtësisë, s’më kujtohet), por sidomos i Komisionit të Posaçëm (ad-hoc) për hetimin e ngjarjeve të vitit të zi 1997, ku me piruetat e tij, gjoja juridike, amnistoi shkaktarin kryesor të saj ish aleatin e tij, Sali Berishën!!!. Tjetër gjë se pastaj ai e futi në ‘frigorefer’ (e ngriu), dhe prej këndej u kthye këshilltar i Ramës, që nga ana e vet mëtonte postin e kryeministrit, (që edhe e arriti), por, me synim, edhe ky nuk do dilte pa gjë, si psh Prokuror i Përgjithshëm, si ministër,si kryetar parlamenti, pse jo dhe president, nga që gëzonte edhe statusin e të përndjekurit politik, ky jo si rezultat i ndonjë disidence antikominuste, por si rezultat i luftës brenda llojit në Bllok, pjesë e të cilit ishte dhe familja e tij. Mbasi të gjithë eklektizmat e tij politike, dështuan me sukses, ka vite që ka marrë rolin e mendimtarit të pa kompromis dhe që idetë e tij duhet të merren si ‘profetike’. Më gjeni një ide të tij që i ka qëndruar kohës apo ka ngelur në mendjen e njerëzve, të atyre që e ndjekin jetën publike, si psh. të llojit “siç ka thënë av. S. Ngjela!”. Zero! Është thjesht një përshkrues (një kronikan i llojit Evlia Çelebi), i ngjarjeve që kanë ndodhur apo ndodhin, punë që mund ta bëjë kushdo, nëse do t’i përkushtohej dhe nëse do t’i vihej përpara non stop, mikrofoni apo dritaret mediatike, siç atij ia kanë vënë. Ndaj në mungesl të ideve do ishte mirë që t’ia lëjë kohës zgjidhjet, evolucionit shoqëror siç dhe vetë e pranon, që spiralja e zhvillimit, edhe në vendin tonë, të njohë ngritje dhe do të njohë, sepse është dialektika që e shtyn, megjithë vështirësitë e panumurta që trashëguam si vend 45 vjet i izoluar, mentalitet shoqëror të njeriut të depersonalizuar (njeriu i ri), si vend pa pronë private dhe i vetmi ateist në rruzull, sigurisht që këtë rezultat do kishte.
      Veç përshkrimit të situatës, gjë që ky e bën mirë, unë psh do të doja me pak fjalë, një recetë të tij, se si mund të dilet nga kjo gjëndje më shpejt, nëse ai do të ishte le të supozojmë një “lider suprem”. Jo kryeministër, a të tjera funksione të larta publike, se me to një vërë në ujë do bënte, mu ashtu si këta që kemi pasur këto 35 vjet. Thjesht një lloj platforme në formln e një ‘testamenti politik’, që në mos sot në gjallje të tij, do kishte vlerë post mortum, për të ardhmen. Dhe kështu Spartak Ngjela do të hynte në histori. Ndërkohë do ishte mirë të bënte ca pushim se dhe mosha bën punën e vet.

  6. Veterani says:

    Po shumë anize e saktë. Por unë do të thosha se dëmi më i madh dhe afat gjatë është arsimi, injorant me dioma.

  7. sali says:

    Krimi me i madh qe i eshte bere shqiperise nga Sali Berisha APO LSI me universitetet businese qe krijoi duke filluar qe me Universitetin Kristal ne krye, jane krimet me te medhaja qe i behen nje vendi.Ne do te shkaterosh nje vend shkateroi arsimin dhe kulturen dhe pastaj paaftesija qe do linde do shkateroje shtetin.

  8. demo says:

    Bravo!Me mire vone se kurre!

  9. Besa Shahini says:

    Dhori Kulen, Agron Tufen, Dhurata Shehrin, Mark Markun, Shezai Rrokajn e co.

  10. Greta says:

    Kesaj i thone:Hajduti therret-Kapeni hajdutin!

  11. Ola says:

    Kur shaterrohej baza ekonomike e ketij vendi dhe cdo gje shkoi per skrap ju ku ishit avokat apo atehere keshtu e deshi puna se ishit pjese e grupit te Saliut.Po shkollat pse u shkaterruan ,apo nuk e dini qe juridiku u zevendesua nga plepat,specialitetet qe I duheshin prodhimit po dihet qe ju vu kryqi dhe ceshte me kryesorja ne vend te kuadrove te pergatitur ne shkolla u zevendesuan me militante.

  12. Shenjestra says:

    Jame shume dakord me avokat Ngjelen per te gjitha keto probleme dhe vertete jan nje objekt i mire per SPAK-un.Saliu ne litar per t’i shpaguar te gjitha keto shkaterrime e krime te medha,e shume te zeza qe i ka bere ketij vendi e ketij populli.

  13. gogo ALB. says:

    kush e dhjeu Shqiperine.

    Sali beu me” krushqine” ……..

    ………Kush burre e ndreq tanin……???

  14. Tegu says:

    Spartak Ngjela je i pari qe duhet te heshtesh!
    Kur filloi shkaterrimi i shtetit shqiptar ne emer te luftes kunder komunizmit ke qene pjese e kupoles kriminale te Sali Berishes dhe ke heshtur!
    U grabit e gjithe pasuria kombetare,u shkaterruan dhe grabiten armatimi e municionet e ushtrise,fabrikat,uzinat,kombinatet,serat,minierat,pyjet,bregdeti,pemtoret,ullishtet,kanalet kulluese e vaditese,u grabiten miliona m/2 toke bujqesore e troje shteterore,qindra ndertesa shteterore etj dhe ti ke heshtur !
    Tani mendon te te erdhi rasti te bojatisesh imazhin tend prej fajtori,je bere me ametikan se amerikanet.
    Po te ishe kaq i zoti dhe patriot,si nuk ke folur asnjehere per reformen ne drejtesi,por vetem ke bere politike dhe parashikime kercenuese?
    Te ishe kaq i zoti te kishin zgjedhur ne ndonje komision por e dine kush je!
    Nuk ka nevoje te paditet njeri per arsimin dhe shkencen,por mjafton te ngrihen padi per :
    1-Kasaphanen e 97-tes.
    2- Faljen e detit Jon Greqise.
    3-Pushkatimet e 21 janarit.
    4-Tragjedine e Gerdecit.
    5-Shitjen e naftes Milloshevicit duke shkelur embargon nderkombetare etj.
    6-Vjedhjen e floririt te Thesarit te shtetit!
    7-Vjedhjen e 250 milion euro te rruges se Kombit.
    8-Vjedhjet ne CEZ,etj
    Te gjitha kane autore Sali Berishen dhe mbas tij Bashen,Meten,Mediun etj
    Pas ketyre do vije radha edhe gjykimit te krimeve te shumta te Rames!

  15. Zgalem says:

    Kryetari I komisjonit parlamentar , per demet evitit 1997 e amnistoi Saliun . Ka te drejte “vlora ” Zgalem

  16. artur b. says:

    shpejt u kujtove, rri dhe ca o avukat
    po keto kush nuk pa keto qe me 1991
    po i prishem se do na vinte ceku i bardhe por na erdhi huri ne by….

  17. emigranti says:

    o zoti avokat spak duhet ta filloje nga sali berisha e me radhe.

  18. ideali says:

    Ju te gjithe, pa perjashtim s jeni gje tjeter vec mbeturinat e komunizmit. Silleni afer kujtesen dhe do te gjeni lopcare, teneqexhinje, elektriciste, shofere, kovece ne krye te vendit, ne BIRONE POLITIKE. Bashke me legjendarin pa asnje provim te marr ne France. C doni me? Historia vazhdon po keshtu. Tani kemi mberritur ne vetvrasje. Fajin?… Ne, kush tjeter?…

  19. padituria says:

    Te gjitha keto fenomene antishqipetare kane ndodhur para 97 apo jo avokat kur ti beje avokatin e djallit per Saliun kur bere nje “hetim” per te duke deklaruar se:”Nuk ka asnje dokument ku te kete firmosur” ndaj nuk e kap ligji!Apo jo avokat !Ndaj ti shurren e bene ne kohen e Saliut e do te lagesh Ramen sot!Nuk shkone or Taku ky tingull i njejte qe te çan daullen e veshit !Ndoshta ti nuk e kupton qe pas Fatos Lubonjes,Andi Kapos je i treti qe vdekja do tu vije nga thyerrjet te kembeve neper shkallet e TV duke nxituar te dilni sa ne nje dritare ne tjeteren!Qitja jote eshte si e atij pistolierit qe te drejton pistoleten pa fisheke dhe mendonqe:Po e hengri mire ndryshe me piu e zeza!Edhe zotrote te njejte gje bene, duke menduar qe po pati ndonje budalla me beson vertet,ndryshe ndero satcion ose artikull sepse dihet se ç’fare do thuash!Ti verteton teorine qe te gjithe ata qe jane me PD jane torollake por jo te tere torollaket jane ne PD sot!Je bo si ajo barcoleta shkodrane me Rikard Larjen ne monizem ;qe kur e pyeten te zotin e shtepise sa veta jeni ne shtepi ai u pergjigj:Kater !Bashkebiseduesi qe e njihte mire personin ne fjale dhe familjarisht i tha se ç’ne kater ,ju jini tre ti ,gruaja dhe vajza!Ai iu pergjigj:Jo jemi kater Une ,gruaja ,vajza dhe Rikardi se e kishin çdo nate nga nje film me te!Edhe ne me Ty or Minister i Drejtesise ne kohen e Salise!

  20. Drejtesi says:

    Ne fund te fundit kjo eshte pjella e nivelit tone social-kulturor. Jemi nje popull i vjeter, me profil te ulet, me instinktin e mbijeteses te larte. Kaq. Mbase pas 200 vitesh do fillojme te ecim perpara, kir te mos e mbajme mendjen te kafja, makinat e celularet…

  21. besi says:

    Taku di gje do luaj sot Zlatan me Milanin?Te kane thene gje ata pertej Atlantikut!

  22. Genti says:

    Po pedagoget e universiteteve qe shisnin noten.I paska mbajtur frika para 1990-es se intelektuale nuk paskan qene.

  23. Lasgushi says:

    Se mos vetëm këto o TAKU,që ti duhet ti kishe denoncuar zyrtarisht në 97.Po siguria kombëtare? SHISH që nga 92 e në vazhdim është drejtuar nga Shërbimi sekret sërbe.Si ka mundësi?Pir lur është Saliu në dhërbim të Sërbisë,kush do vendoset në krye të Shish? Do të vendoset dikush për të zbuluar Saliun?!!!Po kështu edhe një pjesë e bazës.Kjo është një stafetën që nuk di pse e lejojnë amerikanët,gjermanët,anglezët dhe italianët???
    Po kështu dhe policia e shtetit.Në krye injorantë,të kompromentuar,zorachiu,e të lidhur me krimin.Turp për kryeministrat që kanë drejtuar.Le të hetohet në këtë fushë.Nuk mundet të vendoset drejtësia në Shqipëri pa pastruar me veting të vërtetë Sheshin policinë e shtetit dhe strukturat represive dhe auditi,në Shqipëri.

  24. Lasgushi says:

    Se mos vetëm këto o TAKU,që ti duhet ti kishe denoncuar zyrtarisht në 97.Po siguria kombëtare? SHISH që nga 92 e në vazhdim është drejtuar nga Shërbimi sekret sërbe.Si ka mundësi?Por kur është Saliu në dhërbim të Sërbisë,kush do vendoset në krye të Shish? Do të vendoset dikush për të zbuluar Saliun?!!!Po kështu edhe një pjesë e bazës.Kjo është një stafetën që nuk di pse e lejojnë amerikanët,gjermanët,anglezët dhe italianët???
    Po kështu dhe policia e shtetit.Në krye injorantë,të kompromentuar,zorachiu,e të lidhur me krimin.Turp për kryeministrat që kanë drejtuar.Le të hetohet në këtë fushë.Nuk mundet të vendoset drejtësia në Shqipëri pa pastruar me veting të vërtetë Sheshin policinë e shtetit dhe strukturat represive dhe auditi,në Shqipëri.

  25. Franci says:

    Taku filloi ta dredhe.E prisnim kete ashtu sikurse beri kur ishte kryetar i komisionit parlamentar per ngjarjet e 97.Para1 jave i dha te drejte Berishes qe nuk ka genjyer e tani thote broçkulla mbi hetimet e para qe duhet te beje SPAK.Jo Tak ngjala hetimet e para jane per 97, per Gerdecin, per 21 janarin, per rrugen e kombit, per ÇEZ- DIA etj.

  26. ronny says:

    Analize perfekte Avokat!.. Jo se shume qytetare me kembe ne toke nuk i dine dhe nuk i kane vuajtur dhe akoma i vuajne plaget qe babezia fshatareske e barke pa ngopurve beri ne kete vend…por menyra se si ti i analizon keto fenomene …e perforcojne ate qe te gjithe te mencurit po e vuaj cdo dite.

  27. juristi says:

    Po nuk filloi me pasurite kombetare mbi dhe nen toke qe jane falur e i kane marre te gjithe bazhibozuket e politikes dhe pushtetit nuk kemi asgje ne vije o Avokat

  28. pjeter says:

    E gjithe kjo eshte frut e Sali gjemes, shkaterrimtarit me te madh qe mund te ket pasur shqiperia dhe si komb.Nuk ka asgje Rastesore, Dhe Saliu ishte dhe eshte pjese e atij skenari, ku dhe Taku ishte nje bashkepuntor i atij skenari.Shqiperia kishte nje strukture arsimore, nje strukture prodhuese, dhe intelektuale, mund te themi primitive por kurrsesi zero, i duhej nje investin ne rifreskimin e ketyre strukturave qe te riniste ekonomia dhe jeta ne progres, saktesisht siç bene polaket, çeket,hungarezet, ŕumunet bullgaret.Asnje nga keto vende nuk shkaterruan ashtu si beme ne.Dhe ndonje beson akoma ,qe kjo ndodhi ne menyre rastesore? Ndodhi ne menyre Shkencore, e programuar dhe e ndjekur me perpikmeri.Ju mendoni se Serbi po te mos kish ndodhur shkaterrimi i strukturave ushtarake si ajo e vitit 1997,do te bente baterdine ne Kosove siç e beri? Forca ushtarake shqiptare ishte ne gjendje te çonte dipllomacine nderkombetare ne nje dakordesi dhe te detyronte Sllobon nje rruge tjeter, se ndryshe do e paguante shtrenjte.Ishe nje strukture e vjeteruar? Ok, por kishre akoma nje force goditese shum shume ere me te larte se ç’gjeten serbet pas 97- tes, dote linin kockat shume here me shume serbe ne Kosove, dhe Sllobo nuk do gezonte ate mbeshtetje popullore me mijra arkivole te ardhur nga Kosova.Jam i bindur qe nje dite ne librat e historise Serbe Sali Berisha dote jete perkrah Esat Toptanit, dhe serbet do e nderojne edhe Saliun ashtu sic bejne me Esatin, si patriotet me te mbedhenj jo Serbe.

  29. Konjak says:

    C’dokush se pari te kontrolloj vetveten ,dhe pasi ta ket bere mir kontrollin dhe vetpastrimin nga veset dhe te flas -sigurisht me rezerva -edhe per shoqerine qe e rrethon .Kur duam te japim ndonje nendim per shqipetaret ;te themi: -ne shqipetaret -dhe jo sic duket rendom :keta shqipetaret ;sikur keta zoterinj te jen nga ndonje planet tjeter .SHqiperine nuk e shkateruan 1-2 apo 3 shqipetar por te gjith ne, morem pjese ne shkaterimin e saj ,-secili ne menyren e vet . Zoteri Ngjela ,percka thot mendoj se jane te verteta ;mendoj se se pari jane politikanet qe e shkaterruan me vetedije vendin ,por edhe ne populli s’mbetem pas ,me bekimin e politikaneve i dham doren e fundit shkaterimit te atyre pak zhvillimeve qe trasheguam . Zoterinj te nderuar ,se pari te gjejme mundesin ,dhe te bejme me te miren e mundshme secili privatisht e pastaj edhe ne menyre kolektive ,per ta radhitur shqiperine dhe shqipetaret ,ne vendet me te perparuara te botes .Edhe i madhi zot thot ; levizu te te leviz . Nuk duhet te gjejme pozicionin e kritikut ,-kio eshte puna me e lehte qe mund ta beje kushdo ,por te japim kontributin tone -per aq sa mundemi -ne politik ,ne shkence ,ne teknike ,teknologji; pra ne civilizim dhe ne prodhim .Zoti na ndihmofte . Faleminderit .

    1. tetovari says:

      Jam plotesisht dakord Ju “konjak”,por njehere te dalin para drejtesise shkatruesit e shtetit dhe te u skekuestrohet
      pasuria e vjedhur e cila do te perdoret per ringritjen e shqiperise.

  30. Veshi says:

    Krimi me i madh boteror eshte boshti udheheqes i ekonomise dhe plotikes me ligjin e rishpronsimit te Shqiptareve me percaktimin e te shpronsuarve nga sundimi bolshevik i Partise-Antinacionaliste me termin e llahtarshem “ISH PRONAR” per te grabitur pronen mbare-kombetare te ish shtetit pronar, nga sundimtaret e rinje si trashegimtare te Partise ish-sunduese e diktatures bolshevike ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje