Tani pyetja është vetëm një: si dhe ku do të hakmerret Irani. Deri më tani, reagimet kanë qenë politike. Teherani ka kërcënuar (dhe është betuar) për hakmarrje, dhe ka njoftuar se tani beson se të gjitha klauzolat e marrëveshjes për programin bërthamor janë të harruara, duke e çliruar veten nga ai pakt i shkelur tashmë nga Donald Trump.
Rreziku është shumë i lartë, por nga shumë anë, në Iran, besojnë se ka ardhur koha për të goditur Shtetet e Bashkuara me një veprim “ushtarak”, duke konfirmuar rrezikun e shprehur prej shumë analistëve dhe diplomatëve, që përshkallëzimi mund të ndikojë në interesat strategjike të SHBAnë Lindjen e Mesme, duke filluar pikërisht nga bazat ushtarake amerikane ose të aleatëve.
Nuk është një vendim i lehtë. Goditja e një baze amerikane me rrezikun e vrasjes së ushtarëve të angazhuar jashtë vendit, do të nënkuptonte ardhjen e kundërpërgjigjes së SHBA për Iranin. Dhe me një president si Trump i cili nuk ka hezituar të vrasë Qasem Soleimanin, është e pamundur të mendohet se një sulm i tillë mund të “pranohet” nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni. Ka nga ata që besojnë se shpallja e rifillimit (de fakto) të programit bërthamor tashmë mund të jetë reagimi i Republikës Islamike: hipoteza që gjithashtu mund të shkaktojnë reagimin e Izraelit dhe aleatëve amerikanë në rajon, me rrezikun e një sulmi ndaj infrastrukturës iraniane të programit atomik (sulm kibernetik apo edhe me një bombë kirurgjikale). Por gjithashtu mund të supozohet se Teherani – në veçanti Pasdarani – mund të hakmerret për vdekjen e Soleimanit, duke u nisur nga zemra e sfidës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit: Gjiri Persik.
Ngushtica e Hormuzit, një rrugëkalimi themelore për trafikun botëror të naftës, mund të jetë pika e parë në të cilën Irani mund të përqendrohet. Dhe shumëkush e mban mend krizën e naftës këtë verë, kur Garda e Revolucionit kapi disa kamionë nafte (përgjigje ndaj sekuestrimit prej Mbretërisë së Bashkuar, të një super-ngarkese iraniane në Gjibraltar), dhe kur Gjiri Persik ishte shndërruar në një front të vërtetë lufte mes sulmeve, rrëmbimeve dhe shpërthimeve pak a shumë misterioze. Mundësia që Gjiri Persik (Deti Arabik për SHBA) mund të jetë përsëri skena e përplasjes, është i lartë. Aq sa edhe H. I. Sutton, për Forbes, ka analizuar të paktën dhjetë mënyra me të cilat Irani mund të sulmonte cisterna nafte në Gjirin Persik, në përgjigje të asaj që ndodhi në Bagdad me vrasjen e shefit të forcave të Quds.
Irani ka të vendosur në Gjirin Persik një marinë të fuqishme, si dhe të dyfishtë. Në njërën anë ka atë shtetërore, Marinën Iraniane, trashëgimtare e asaj Persiane. Një doktrinë detare kundrejt oqeanit, nevoja për të mbajtur gjithmonë të hapur një rrugë drejt deteve dhe një lidhje të fortë, por më pak të drejtpërdrejtë me Revolucionin. Në anën tjetër ndodhet Marina e Pasdaranëve, e cila ka kontroll të plotë dhe monitoron Gjirin Persik, si dhe menaxhon një flotë që zhvillohet pothuajse ekskluzivisht si një forcë guerile detare: qindra motoskafë të saj mund të godasin befasisht çdo anije apo flotë që udhëton nëpër rrugët detare të Gjirit. Dhe aftësia për t’u mbrojtur nga një sulm i njëkohshëm prej dhjetëra motoskafëve është shumë e vogël.
(Dy) marinat e Teheranit janë përqendruar për dekada në zhvillimin e aftësive guerile në ujëra të cekëta. Në pamundësi për të ngushtuar hendekun me armikun amerikan, alternativa ishte për ta transferuar konfliktin në fronte të tjera. Dhe kështu u bë. Flota e nëndetëseve është jashtëzakonisht e madhe, e përbërë nga anije të vogla por shumë reaguese, dhe mbi të gjitha të markës kombëtare. Këtyre u shtohet klasa Kilo e shitur nga Moska dhe Fateh, një nëndetëse e prodhuar në Iran, e cila mund të nisë një raketë dukshëm më të fuqishme, se 14 nëndetëset Ghadir. Shumë besojnë se këto mund të përdoren nga Irani për të goditur cisternat e naftës, anijet tregtare, automjetet ushtarake, por edhe shënjestra që ndodhen përtej Gjirit, si puse, rafineri apo edhe baza amerikane ose aleatësh arabë.
Një taktikë tjetër që Irani mund të përdorë tani është ajo e anijeve eksplozive. Jo një strategji e kalibrit të vogël: Hothët, pararojë shiite në Jemen, kanë përdorur prej kohësh jo vetëm raketa nga pozicionet bregdetare, por edhe këto anije të vogla të shndërruara në bomba. Dhe marina iraniane ka qenë duke stërvitur për përdorimin e këtyre anijeve prej disa kohësh (me ose pa pilot), duke u praktikuar edhe për aeroplanmbajtëset amerikane (USS Truman ndodhet në zonë).
Hipotezë që Marina e Shteteve të Bashkuara po e mban nën kontroll, kjo edhe sepse duket se droni që nisi raketën kundër makinës së Soleimanit, u nis nga Al Udeidi, në Katar. Dhe është Gjiri që ndan bazat e Pasdaranëve nga pararoja amerikane. Por këto janë hipoteza që kanë të bëjnë edhe me një ngushticë tjetër të të njëjtit sektor: Bab el Mandeb.
Porti i Detit të Kuq konsiderohet si një nga objektivat e mundshëm të marinës iraniane, pasi ashtu si Hormuzi ai përfaqëson një shtysë për trafikun tregtar dhe naftën që shkon e vjen nga Mesdheu. Houthit ndodhen në bregdetin jemenas të Bab el Mandeb dhe menjëherë mund të ofrojnë baza për të goditur anijet që lundrojnë në ujërat midis Adenit dhe Detit të Kuq. Nuk është rastësi që Operacioni Sentinel i filluar nga SHBA për lirinë e lundrimit dhe Irani përfshin si Hormuzin, ashtu edhe ngushticën tjetër midis Afrikës dhe Gadishullit Arabik.
Raketa dhe varka shpërthyese kanë, por në atë rast Irani nuk do të mund të kapte cisterna nafte: një ide që në Teheran mund të konsiderohej me rrezik të ulët konflikti, por me një normë të lartë incidencash në tregun e arit të zi. Megjithëse objektivi që mendojnë në selinë e Pasdaran nuk duket të jetë ekskluzivisht ekonomik: pritet një përgjigje befasuese, veçanërisht nga segmentet më impulsive dhe të zemëruar. Hakmarrja për Soleimanin do të jetë më shumë sesa thjesht një rrëmbim. Por një bllokim detar në Hormuz do të ishte çështje tjetër. (InsideOver – Bota.al)
Kush e quan analize kete? Hahaha dava shqiptaresh… te shikosh filxhanet e kafese quhet analize ne Shqiperi. Pale kur shikon tyrli fytyrash ne ato palo tv qe “anal-i-zojne” te vjen ta shkulesh ate ndjenje qe te mban lidhur me Shqiperine. Ti vesh ata surreter te kermosur qe te punojne per te nxjerre buken e gojes dhe jo te hashashosin dynjane me ato trurin bipolar scandaloz qe kane. Me jane neveritur Ngjela e lubonja, fevziu a aliu, gjonmarkajt e markat e ndryshme qe i vene byt..hes dhe tyre nje pende palloi “profesori” e mbeshtyjne ne kulturen shqiptare te brezit te ri. Edhe gazeta tema eshte vec nje pacavure e jesaj amullie paranojake qe si tumori i shtohet trupit te shoqerise si nje mase e rende dhe e demeshme e shoqerise.
Do te jete nje goditje e tipit …hajt,hajt tesh po ta tregoj neser.
Asgje nuk do te ndodhi. Nuk ka bythe Irani te matet me USA. Thjeshte do lehi ca neper media dhe kaq
ca te reagoj irani mer aman. amerika te shpon bycen
Irani do te beje mire te heshte dhe te shikoje punet e veta.
Po te ishin te zgjuar,do te benin nje marreveshje te re me SHBA bazuar tek ajo qe beri Obama por me afat me te gjate 30-40 vjecar dhe jo 10 vjecar qe beri Obama.
Por nese do te godase SHBA,besoj se e dine qe ne Shtepine e Bardhe nuk eshte nje frikacak si Obama,por nje president qe hakmerret 100 fish si Trump.
Keshtu qe duhet te bejne hesapet mire,pasi ne krah te SHBA jane edhe Israeli dhe Arabia Saudite,qe secila ka arme shume me teper se Irani.
Pra Irani do te beje mire te shikoje punet e veta dhe mos luaje me zjarrin.
Ose amerika i shkaterron te dy portet flotave te iranit dhe irani te haje mut pastaj
Vetmnja manor qe mund bej Irani esht te sulmoj Israelin po beri ket gabim irani iku per tasqebab.. amerikes I rrun at posht.
me ameriken nuk ka pazare lutemi zotit qe eshte amerika dhe mos bëni shaka se amerika te shkatarron as rusi as kina nuk luajne me luanin se ai luan mesoi boten si duhet jetuar tani çohen morracaket dhe I tregojne luanit ne nuk pyesim per ty por I kane bo hesapet gabim amerika eshte mbreti botes dhe mos e inatosni mbretin se do ju shkatarroje dhe ska zot qe ju shpeton fillo ke rusi kina dhe te tjere good blass america
Alamet analizë me demek.
Po ku i rruhet mullave per nje Qazim, kan Qazima boll ata,
halli tyre esht armiku ëper brenda jo usa, kur shtyp popullin nuk ke nevojë per armiq te jashtëm.
Masandejë kan marë yrnek nga Sadami dhe Gadafi, te parin e nxorrën si mi nga bira,
e idyte me permendore duke kapë aeroplanet amerikan me dorë, përfundoi ne gyp te reshjeve.
Po Xeni ku do e beje dasmen?!
Ne Iran apo Afghanistan?!