Parlamenti i Britanisë së Madhe ratifikon marrëveshjen për dalje nga Bashkimi Europian të Boris Johnsonit

9 Janar 2020, 20:45Bota TEMA
Parlamenti i Britanisë së Madhe ratifikon marrëveshjen për

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka ratifikuar marrëveshjen për dalje nga Bashkimi Europian të Boris Johnsonit.

Me një votim prej 330 votave për dhe 231 kundër, është hapur rruga që procesi i Brexitit të ndodhë pas viteve paqartësie.

Parlamenti britanik më në fund aprovoi Brexitin të enjten, duke hapur rrugë që të bëhet vendi i parë që largohet nga BE’ja në fund të këtij muaji. Afati i fundit i vënë nga BE’ja për dalje të Britanisë është 31 janari.

Procesi i Brexitit ka qenë i dhimbshëm, dhe për shkak të këtij procesi kanë rënë dy qeveri dhe janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare.

Brexiti është votuar në vitin 2016 në një referendum

1 komente në “Parlamenti i Britanisë së Madhe ratifikon marrëveshjen për dalje nga Bashkimi Europian të Boris Johnsonit”

  1. Saveti says:

    O analfabet gazetar ,kush do dale nga parlamenti Boris Johnsoni? Po se mos je vetem ti. As shqipen nuk dini ta shkruani e jo me te keni kulturen e mjaftueshme te rokni probleme madhore qe ka vendi dhe populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje