Mercedes dhe Audi "pushtuan" botën, numër të madh shitjesh në 2019

10 Janar 2020, 09:15Hi-Tech TEMA

Pas një viti të vështirë, shitjet e makinave në kompanitë e prodhimit të makinave Daimler dhe Audi u rritën nga fundi i vitit 2019, ku të dyja kompanitë gjermane postuan sot rezultate pozitive.

Ndryshimet në gamën e produkteve të tyre si dhe vështirësitë në përshtatjen me standardet e reja globale të emetimeve WLTP shkaktuan rënie në shitjet e të dyja kompanive me rreth 5% në gjysmën e parë të vitit 2019.

Daimler raportoi në muajin dhjetor një rënie me 0,3% në shitjet e markës Mercedes-Benz, megjithatë, ia doli të rrisë shitjet vjetore të Mercedes me 1,3% në 2,34 milion njësi.

Edhe filiali i Volkswagen Audi, pati një rritje të numrit të shitjeve në muajin dhjetor, ku në fund të vitit 2019 shitjet u rritën më 1,8%.

Daimler falenderoi Kinën për numrin e madh të shitjeve, ku Mercedes-Benz shiti 6,2% më shumë makina.

2 komente në “Mercedes dhe Audi “pushtuan” botën, numër të madh shitjesh në 2019”

  1. Al says:

    Ore seriozisht e keni qe “pushtohet” bota me 1.8 dhe 2.34%.
    Pse na e harxhon kohen me keto budallallëqe

  2. Tony says:

    Nuk pushtohet bota me 2.3 milion. Wv , toyota Renault shesin rreth 10 milion secila ne vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje