Iran, zhduket kampionia e Taekwondo

11 Janar 2020, 10:49Bota TEMA

Stuhi e re politiko-sportive në Iran, pas zhdukjes në ditët e fundit të kampiones njëzetenjëvjeçare të Taekwondo-së, Kimia Alizadeh, e vetmja femër fituese e një medaljeje olimpike.

Sipas agjencisë gjysmë zyrtare Isna, atletja kishte vendosur të emigronte në Holandë për të garuar nën flamurin e një vendi tjetër në Olimpiadën e ardhshme të Tokios.

Kimia Alizadeh, fituese e një medalje bronzi në Lojërat Rio në vitin 2016, nuk do të paraqitet në zgjedhjet përpara Lojërave Olimpike të Tokios.

Një fotografi me cilësi të dobët që qarkullon në internet që duket se tregon atleten me kokën e zbuluar dhe në shoqërinë e të rinjve të tjerë, në kundërshtim me rregullat islamike në fuqi në Iran, që imponojnë velin dhe një ndarje të rreptë midis gjinive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje