Marotta shuan iluzionet e zikaltërve: Interi e fiton titullin, po e humbi Juve…

11 Janar 2020, 10:25Sport TEMA

Interi konfirmohet ndër klubet më aktivë në merkaton dimërore. Nga Eriksen te Giroud, përmes Arturo Vidal, menaxhmenti zikaltër është në kërkim të elementëve seriozë për forcimin e mesfushës dhe sulmit. Beppe Marotta ka folur mbi situatën me mesfushorin e Barcelonës, Vidal. Ai doli hapur për këtë futbollist: 

“Blerja e Vidal varet nga shumë faktorë. Nuk dua të fshihem, Vidal është një lojtar i rëndësishëm për ne. Pozita e trajnerit të Barcelonës është në rrezik dhe, nëse ai duhet të shkarkohet, nuk e di se çfarë mund të ndodhë”.

Në garën për titull, Marotta e sheh Juventusin ende favorit kryesor: “Ka shumë rëndësi për të rivalizuar deri në fund, edhe nëse Juventusi ka aftësi dhe vlera për ta mbyllur kampionatin para nesh. Interi e fiton titullin, nëse Juventusi e humb atë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje