VIDEO: Miqësorja e parë në tokën turke, Kukësi merr barazim ndaj Mataliasporit

10 Janar 2020, 16:27Sport TEMA

Kukësi ka zhvilluar sot miqësoren e parë në tokën turke, aty ku përballë ka pasur skuadrën e Mataliasporit.

Verilindorët e kanë parë veten në disavantazh në pjesën e dytë të takimit, aty ku Bulut ka shënuar me një goditje me kokë. Ndërkohë, pak minuta më vonë ishin verilindorët ata që barazuan rezultatin në 1-1.

Verilindorët pritet të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër miqësore ku përballë do të kenë rumunët e Politeknika Iashit, teksa ishte menduar edhe një ndeshje me Trabzonsporin.

Kjo e fundit nuk u zhvillua për shkak se turqit ndryshuan trajner pak ditë para ndeshjes dhe ishte shumë shpejt për të luajtur.

Malatiaspor – Kukësi 1-1
56′ Bulut / 83′ Abazaj

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje