Atletico fiton betejën e çmendur me Barcelonën, derbi në Superkupë

9 Janar 2020, 22:24Sport TEMA

Derbi për Superkupën e Spanjës, Atletico Madrid ia ka dalë të mundë Barcelonë me rezultatin 2-3 dhe gjithçka u vendos në fund, kur Correa shënoi golin e triumfit.

Një dominim total i katalanasve, por Oblak ishte hero për skuadrën e Diego Simeone.

Ai e mbajti të paprekur rrjetën në 45minutat e para, ndërkohë që e dyta nisi me një gol të menjëhershëm të Koke. Spanjolli brenda zonës nuk gaboi dhe e mposhti portierin Neto të Barcelonës. Katalanasit u egërsuan dhe reaguan menjëherë.

Lionel Messi vetëm pesë minuta më pas ia doli të shënonte me një gjuajtje të fortë në zonë. Argjentinasi pak minuta më pas e gjeti sërish rrugën e rrjetës, por VAR anuloi gjithçka. Gjithsesi, dy minuta më pas, në të 62′, Griezmann nuk e fali ish-skuadrën e tij.

Oblak la në zonë topin e goditur me kokë nga Suarez dhe francezi u tregua i saktë, duke shënuar. Barcelona në epërsi, 2-1. Katalanasit u munduan të shënojnë edhe golin e tretë dhe ia dolën, por Pique ishte në pozicion jashtë loje.

Më pas një penallti riktheu baraspeshën. Me VAR u pa që Neto e ndaloi në mënyrë të parregullt sulmuesin e Atletico Madrid, që me 11-metërsh barazoi. Alvaro Moratta nuk fali, sikurse disa minuta nga fundi i lojës edhe Correa.

Një kundërsulm u shfrytëzua nga Atletico. Pique gaboi në mesfushë kundër Moratta, i cili pasoi për Correa dhe ky i fundit para Neto nuk gaboi dhe shënoi golin e kualifikimit. Deri në fund kishte disa raste në të dyja krahët. Mes shumë emocionesh Atletico fitoi dhe siguroi finalen.

7 komente në “Atletico fiton betejën e çmendur me Barcelonën, derbi në Superkupë”

  1. Eagles says:

    Derbi për Superkupën e Francës. Atletico Madrid ia ka dalë të mundë Barcelonë me rezultatin 2-3 dhe gjithçka u vendos në fund, kur Correa shënoi golin e triumfit

    O gazetar leshi
    O tema late nam

  2. Turi says:

    E spanjes ko e frances

  3. Star says:

    Jo vetem gazetar leshi ,por nga ai lloj leshi kacurrel i formuar nga lesh ..ari me nje fill nga lesh..idhi qe kur bashkohen bashke japin fytyren e vertete te gazetarve qe po dominojne kete gazete qe dikur e kemi patur endje per ta lexuar dhe e kemi patur si terapi kunder fletushkes qe nxirrte i jati i te birit te Fahros. Po sot Shqiperi me thuaj ku je——-porsi nje lis i rrezuar perdhe , thoshte poeti duke revokuar te kaluaren e lavdishme te shqiptareve. Dava kazani si Tema si ndjese paste 55. Ndryshimi mes tyre se Tema nuk eshte arrosur akoma

    1. Namik Cudija says:

      Star, o Car ! Mos e nxi kaq keq gazeten ! Eshte me e mira ! Vetem ato te Meros te lexosh o *ar Star dhe shef se ku je ! Po me te bukura se ato te ANTENA-s s’ke ku gjen o CAR STAR ! Vetem te nxini din !

  4. Ismeti nga qyteti says:

    Derbi quhet ndeshja midis skuadrave te nje quteti , o gazekar. Po te luaje Atletiko me Realin, do te quhej derbi. Jo Atletiko kunder Barcelonea, o gazekar.

  5. Star says:

    Namik Cudija or rryp kaishi,mos u merr me gjera qe nuk ke takat. Nuk ka nevoje gazeta te mbrohet nga ty mor KAR me zile, se keto probleme ja kam adresuar direkt Meros. Kane ndodhur shume gjera si bllokim komentesh,heqje komplet te artikujve nga faqja.Akoma nuk e kane rikthyer ne faqe nje artikull te nje islamisti. Po bejne provokime dhe per kete i kam bere thirrje Meros kujdes se do shkoni ne hale si gazete. Veproni sa nuk eshte vone dhe mos sulmoni interesat amerikane duke i dhene hapesire elementeve islamike radikal,me politiken redaksionale te gazetes.

  6. Star says:

    Botojini komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje