U la jashtë nga Sindikata e Andi Lilës, reagon ish sulmuesi i Kombëtares: Nuk na i heqin dot emrat nga historia, turp për FSHF-në

9 Janar 2020, 16:43Sport TEMA

Ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja e bamirsisë mes skuadrave të Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë.

Takim i cili organizohet nga Sindikata e Futbollistëve që ka për kryetar Andi Lilën dhe FSHF-së.

Shumë emra të njohur që kanë pjesë e historisë së kombëtares shqiptare jane lënë qëllimisht jashtë nga Sindikata dhe FSHF.

Për këtë ka pasur mjaft reagime duke nisur që nga ish kapiteni Rudi, Vata, legjenda vlonjate Sokol Kushta, por së fundmi ka reaguar dhe ish sulmuesi Partizanit dhe i kombëtares Edmond Dosti.

Në një koment poshtë statusit të Kushtës, Dosti thekson se ky është një turp për FSHF-në, ndërsa shton se askush nuk ua heq dot kontributin që kanë dhënë për fanallën kuqezi.

“Bravo Koli! Respekte për të gjithë ish-lojtarët e Kombëtares.

Nuk na i heqin dot emrat nga historia dhe kontributi që kemi dhënë për futbollin shqiptar për aq sa secili ka bërë për këtë Kombëtare.

Turp, turp për FSHF-në. Respekte për të gjithë ish-at”, shkruan ish-sulmuesi i Kombëtares dhe i Partizanit, Edmond Dosti. (TemA)

3 komente në “U la jashtë nga Sindikata e Andi Lilës, reagon ish sulmuesi i Kombëtares: Nuk na i heqin dot emrat nga historia, turp për FSHF-në”

  1. Tan_Tironci says:

    Edmond who????

  2. Shmil Gurra says:

    DOSTI, të kemi në kujtesën tonë KUQ e ZI. Ky është nderimi.
    Sfilatat janë vitrina casti.

  3. Dyrrah says:

    Kush Karin je Ti mer but.kush te njef ty o zhuls arrnaut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje