Ndeshja "yjeve", urdhëri i kryetarit të arbitrave të Tiranës: Nesër të gjithë në stadium

9 Janar 2020, 15:41Sport TEMA

Nesër, do të luhet ndeshja e yjeve të Shqipërisë, Turqisë dhe Italisë që kanë kontribuar për vite me radhë për kombëtaret respektive.

Një sfidë e organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë me në krye Andi Lilën, ka marrë vëmendjen e medieve sportive.

Prej ditësh trumbetohet për pjesëmarrje të shumtë në stadium, pasi të gjitha të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të atyre që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nëse për të gjithë sportdashësit është me dëshirë, në zyrat e Fedederatës Shqiptare të Futbollit duket se nuk funksionon kështu. Mëngjesin e sotëm, është kryetari i kolegjiumit të Tiranës, Bujar Pregja që ka bërë thirrje arbitrave kryeqytetas për të qenë të pranishëm në “Air Albania Stadium”.

Newsport.al ka siguruar një faksimile ku në grupin “What’s App”, Pregja shkruan:

“Për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti, nesër organizohet ndeshja miqësore e yjeve në bashkëpunim me FSHF-në. Kolegjiumi ynë duhet të jetë prezent në stadium për të treguar humanizmin tonë për të prekurit nga tërmeti. Faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në mesazhin e Pregjes.

Natyrshëm lind pyetja: A duhet dhe a mund të imponohet ndjenja e humanizmit te njerëzit? Të gjithë mund ta kenë vetë një përgjigje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje