Jasir Asani prezantohet te ekipi i ri, AIK: Nesër do të shohim blerjen e re për herë të parë

8 Janar 2020, 15:50Sport TEMA

Jasir Asani është prezantuar ditën e sotme te klubi i ri i AIK Stokholm, ku është i huazuar nga Partizani me të drejtën e blerjes.

Futbollisti pritet të bëjë debutimin e tij me skuadrën e re ditën e nesërme, kur këta të fundit do të zhvillojnë edhe një miqësore.

Pikërisht kjo është komunikuar vetë nga klubi suedez, të cilët nëpërmjet faqes zyrtare, kanë prezantuar Asanin, duke e shoqëruar edhe me shkrimin:

“Nesër do të shohim në fushë për herë të parë blerjen e janarit, Jasir Asani”.

Asani do të luajë si i huazuar deri në fund të sezonit aktual, dhe në rast se bind drejtuesit me paraqitjet e tij, do blihet përfundimisht kartoni i tij nga Partizani.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje