Ish-sulmuesi serb i Juventusit sulmohet me armë para shtëpisë në Athinë

8 Janar 2020, 11:03Sport TEMA

Momente terrori në Greqi për ish-sulmuesin e Juventusit, Darko Kovacevic. Siç informon media greke “Protothema”,

46-vjeçari serb ishte viktimë e një sulmi para shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të së martës në mbrëmje.

Kovacevic ishte duke u rikthyer në shtëpinë e tij në Glyfada, kur u shënjestrua nga të shtënat me armë nga makina. Agresori, ende i panjohur, qëlloi nga makina, por nuk e kapi dot ish-sulmuesin e njohur serb.

Ai u fsheh, por u rrëzua dhe ra në tokë, duke pësuar dëmtime në gju. Për pasojë, u transportua menjëherë në spital.

Makina u largua më pas dhe u gjet afër aeroportit e djegur. Agresori mbetet i panjohur, ashtu si edhe motivi i sulmit me armë.

Sidoqoftë, Kovacevic ka marrë kërcënim të hapur për jetën. Kësaj here shpëtoi paq, por duket se çështja mbetet e hapur.

Ish-sulmuesi serb e përfundoi karrierën e tij tek Olympiacos, ku ishte edhe menaxher.

Puna e fundit ishte ajo e drejtorit sportiv të kombëtares së Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje