Lottito i thur sërish elozhe Igli Tares: Është perfeksionist i madh

7 Janar 2020, 17:27Sport TEMA

Igli Tare është tashmë një nga drejtorët sportivë më të mirë në Itali dhe jo vetëm.

Këtë fakt nuk harron ta theksojë as presidenti i Lacios, Klaudio Lotito.

Në një intervistë për mediet italiane ai ka folur me superlativa për ish-yllin e kombëtares sonë. Ndërkohë, ai nuk harron “të përkëdhelë” as trajnerin Simone Inzagi ndërsa shprehet shumë entuziast për ecurinë e Lacios së këtij sezoni.

“Tare është një njeri shumë i vendosur. Flet plot pesë gjuhë dhe është një djalë i palodhur. Perfeksionist i madh. Është një nga më të mirët dhe na lidh një dashuri e madhe.

Inzagi është një timonier i shkëlqyer. Punon gjatë gjithë kohës dhe po rritet profesionalisht nga dita në ditë.

Për momentin Lacio ka një ecuri shumë të mirë, duke u krahasuar me Juventusin, që ka fituar aq shumë dhe jam krenar për këtë”, përfundoi Lotito.

Lacio është në vendin e tretë në renditjen e Serie A, pas Interit dhe Juventusit.

Disa ditë më parë kryeqytetasit arritën të thyejnë “Zonjën e Vjetër”, duke fituar Superkupën e Italisë dhe “zbulimet” e Tares janë padyshim shtysë e madhe në arritjen e këtij suksesi.

1 komente në “Lottito i thur sërish elozhe Igli Tares: Është perfeksionist i madh”

  1. OkTaPoDi says:

    Tare duhet vene ne krye te federates shqipetare te futbollit!
    Kjo ka per te ndodhur heret a vone dhe do jete shume mire per futbollin shqipetare!

    Duka eshte burre pa nder se duhet ta leshonte vet vendin por megjithate motrat Dukes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje