Armando Broja është një nga talentet shqiptarë më të spikatur të momentit.
Jo më kot, prestigjiozia britanike “The Sun”, ka bërë së fundmi një artikull, për futbollistët e rinj me një të ardhme premtuese, që janë aktualisht pjesë e moshave të Çelsit.
Mes tyre edhe shqiptari Broja. Në shkrimin e bërë para ndeshjes me Notingham Forest e vlefshme për FA Cup, “The Sun”, shkruan se Broja dhe disa të rinj të tjerë meritojnë një shans nga trajneri Frenk Lampard dhe vëmendja duhet të jetë më e madhe karshi tyre.
“Broja ndoshta nuk do të jetë sot(dje) në skuadër me Frenk Lampard për Kupë, por ai ka një të ardhme të madhe.
Lojtari i Shqipërisë me U-19 ka shënuar 9 gola në 9 ndeshje për këtë sezon dhe po tregon të gjitha shenjat e bërjes së një talenti të lartë. Ai absolutisht që meriton një ftesë”, shkruan “The Sun”.