Tre skuadrat pretendente për të fituar titullin kampion këtë sezon, Partizani, Kukësi dhe Tirana, kanë vendosur që mini fazën përgatitore ta kryejnë në Antalya të Turqisë.
Ky vendim i presidentëve të të treja klubeve vjen për t’iu ofruar stafit teknik dhe lojtarëve kushtet optimale për tu përgatitur sa më mirë, si dhe për tu përballur në miqësore më ekipe të niveleve të larta.
Të treja skudrat janë akomoduar në tre resorte mjaft luksoze të cilat janë ndër më të mirat në Antalya.
Ekipi i Partizanit është akomoduar në resortin “Titanic”, Tirana në “Miracle Resort”, ndërsa klubi verilindor në “Royal Seginus”.
Kategoria Superiore do të startojë më datë 20 janar, ku do të luhet ndeshjet e para për vitin 2020.
Më poshtë janë fotot nga tre resortet luksoze ku janë akomoduar tre klubet shqiptare. (TemA)