Rudi Vata, ishkapiteni i shquar i Kombëtares shqiptare, është lënë jashtë listës për ndeshjen e legjendave, që do të zhvillohet për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ish-mesfushori, në bisedën ekskluzive për “Panorama Sport”, saktëson që në fillim se nuk do të kishte mundur të vinte, edhe nëse do të merrte ftesë, por do ndihej i vlerësuar nëse dikush do ta kishte telefonuar, qoftë edhe për mirësjellje.
Rudi, a ju kanë ftuar në ndeshjen e legjendave që do të zhvillohet më 10 janar?
Jo, jo nuk jam ftuar. Nuk i kanë shkuar alfabetit deri në fund… Askush nuk më ka kontaktuar. Nuk jam i dëshpëruar dhe as i mërzitur mik i dashur. E dini pse? Sepse kurrë më mirë se sot nuk kam qenë ndonjëherë. Edhe po t’i kishte shkuar mendja dikujt që të më ftonte, do ta falënderoja, por do të ishte e pamundur që të merrja pjesë, sepse ndodhem në Spanjë për fazën përgatitore (me skuadrën belge të Muskronit).
A ju vjen keq që nuk jeni?
Shikoni, unë sinqerisht nuk e mbaj veten për legjendë dhe as kërkoj që të quhem legjendë, sepse jam i sigurt që në historinë e Shqipërisë nuk ma merr mendja që ka dalë ndonjë njeri që të arrijë në ato nivele që të klasifikohet “legjendë”. Por, gjithsesi unë e mbaj veten për njeri të ndershëm, të drejtë. Një djalë punëtor shqiptar dhe i rregullt, në të gjitha drejtimet. I kam shërbyer vendit tim me mënyrën më të mirë, duke punuar fort dhe duke përfaqësuar veten me ato vlera profesionale dhe njerëzore. Kështu që fjala legjendë është e tepërt për ne dhe për të gjithë shqiptarët. Të mos i shkojë mendja njeriut se ka legjenda ky vend, por ka njerëz që kanë punuar mirë, kanë bërë mirë dhe kanë përfaqësuar vendin me dinjitet. Të gjithë këta mund të quhen njerëz me vlera.
Nuk mungoni vetëm ju. Ka edhe emra të tjerë të rëndësishëm që nuk janë në listë…
Mik i dashur, ne e dimë mirë se Shqipëria është vend qokash dhe menaxhohet nga qokaxhinjtë. Por unë në gjithë karrierën time dhe jetën time nuk kam qenë pjesë e qokave dhe kurrë nuk kam bashkëpunuar me qokaxhinjtë. Kështu që ta gëzojnë qokën e radhës dhe të kenë kujdes që të përgatiten më mirë për qokën e radhës tjetër… Dua t’u them edhe diçka tjetër. Te vendi ku unë kam vendosur të jetoj (Skoci), ata njerëzit aty vërtet më quajnë legjendë. E bëjnë për arsye nga më të ndryshmet, por jam i sigurt që aty më quajnë legjendë, jo sepse ata më kanë bërë qokë mua, por diçka u kam dhënë atyre njerëzve, të cilët më kanë futur në gjirin e tyre. Ata më vlerësojnë dhe më respektojnë me statusin e legjendës. Kjo është tepër e rëndësishme për mua, sepse po flasim për një vend ku shihet gjithçka me objektivitet dhe respektohet njeriu i vlerave dhe i punës”, deklaroi Vata.
Boll bere si quravec tere jeten. Leri inatet dhe hasmerite, sillu njeher perse mbari. Po si duket ti nuk ke humanizem brenda teje.
Do jet lojtari I shekullit Andi Lila, fiitus I topit te arte mbi 7 here me ekipin e “madh” grek pas janina
Ti Rudi ke qene nje lojtar i forte dhe lojtar i mire por edhe ty etja per nje post drejtues ne FSHF te ka bere llafazan me shume se cduhet dhe kjo eshte arsyja per mendimin tim.
Nuk e di nëse qëndrojnë vërtetë ato që thotë ky Vata por një gjë është shumë e vërtetë se nga pordhët e shumta Rudit i rrinë brekët varur. .po të ishte pak më i shtruar ndofta do të ishte sot aty pjesëmarës ,nuk i thonë kot se qëngji i urtë pi dy nëna ndërsa ai i serti nuk pi dot as nga nëna e tij (për rudin është thënë)
Me nji fjale Robi duhet te jet servil, legen, bythlepires qe te vleresohet ne shqiperin ton te dashur??? Prandaj shkon mir ai vend se kan ngel vetem funderrinat dhe ato qe I bejn iso funderrinave
Joo mor mik jo, mos keqkupto replikat. ..rudi vata mund të jetë njeri i përkryer për veten e tij apo për familjen e tij mirëpo në popull ai ka krijuar një profil krejtësisht tjetër unë rudin e mbaj mënd si një futbollist të fortë pak grindavec por lojtar i mirë. .që kur ka lënë futbollin kam shumë pak lajme në drejtim të tij dhe të gjitha këto lajme më kanë lënë një shije të hidhur për profilin e rudit. .ma do mëndja që edhe këta shokët e tjerë dinë çfarë shkruajnë nuk ka mundësi të jemi të gjithë të një mëndjeje prandaj rudi të shikoj të riparoj mënyrën e të komunikuarit sepse askush nuk ia ha hakun. ..andej nga fshati im pleqtë e vjetër thoshin një fjalë të urtë :pordhët e mëdha grisin edhe brekët e reja. .prandaj nuk është nevoja që rudi të bëjë servilin apo langaraqin që të respektohet si një veteran që i ka dhënë futbollit tonë..thjesht mos të pirdhet nëpër media sepse populli të vlerëson fiks atë që meriton..
Mik i dashur Rudi eshte keshtu ne Cdo fushe te jetes ne Shqiperi. Ty te Faleminderit qe vazhdon te Jess koherent me veten dhe nje ze jashte korrit te lepirjes se bithes si shumica makute. Shqiperia ka nevoje sot me shume se kurre per Shqiptar te sinqerte. Respekt.
Ti nuk e meriton me ma marr ftese per kete ngjarje sepse e ke dergu cunin tend qe te juaj per kombetaren e irlandes. E ke humb statusin e legjendes, tash mundesh me qene legjende vetem per Celtic.
Djalin e ka vetem 15 vjeç, siç eshte edhe Kevin Zefi apo Justin Ferizaj, shkodrane te tre me prejardhje.
Duhet te dime se deri me shpresat mund te nderrojne kombetare, kurse me ekipin A, gjerat behen perfundimtare.
Ata kane lindur e rritur ne Irlande, per momentin eshte familja qe i perkrah, kurse kur te behen profesioniste, 20 vjeçare, do bejne zgjedhjen e tyre.
Edhe Zidan-it i eshte ofruar Algjeria per te luajtur, por zgjodhi Francen, aty ku u rrit dhe mesoi futboll.
Prandaj, kujdes me kete etiketa e paragjykime.
Rudi bravo…je djale dinjitoz…….nuk je i vetmi qe nuk vleresohesh….ktu eshte Turceli e para Ataturkut.
I dashur Rudi.
Nuk ka aspak rendesi nese qokaxhinjte me brekushe nuk te ftuan ne ahengun e tyre. Karrieren tende nuk e gjykojne dot ata.
Ti je legjende e futbollit shqiptar mbasi e ke veshur me shume dinjitet fanelen e Kombetares madje dhe ne ditet më te veshtira te ekzistences se saj. Ne ato kohe mbajte dhe shiritin e kapitenit qe eshte aq i shenjte ne vendet qe me te vertete e duan futbollin. Per ty dhe brezin tuaj fjala e vetme eshte: MIRENJOHJE.
Futbolli sot më shume se kurre ka nevoje per ju, futbollistet e shquar dhe zëra të lirë, qe i keni dedikuar jeten.
Futbollist i madh ama njeri i vogel , smirezi dhe llapaqen i palodhur , dicka nuk shkon ne kete miks epitetesh . Shume kane qene futbolliste te degjuar , te medhenj , por jo gojacer si ky . As Beckenbauer nuk ka bere kaq shume kritika , na beka Rudi .
Keto jane perfundimet kur flet shume dhe ben pak …
I VETMI RUDI VATA
QE KA NJI PERSONALITET DHE KERKON E SHPREH ATE QE DUAN
E MENDOJNE GJITHE SHQIPTARET
PER TA TRANSFORMUAR FSHF-n NE JI ISTITUCION TE VERTETE
SI ATO EUROPIANE JO SI SOT SHDRUAR NE NJIO STAN MAFIOZESH ANADOLLAKE
QE PERDORIN GJITHCKA PER PERFITIME PERSONALE PA LE TE SHKOJ NE DJALL FUTBOLLI
DHE GJITHCKA NE ATE VEND !
RRESPEKT RUDI
MOS U TERHIQ KURR SE KE ME VETE GJITHE QYTETARET SHQIPTARE
LUFTA KUNDER DALLKAUKEVE PARAZITE
ESHTE LUFTA ME E VESHTIRE PER NJEREZIMIN