Igli Tare: Lacio është më e pjekur sivjet, sa më lart të ngjitesh aq më shumë vështirësohet

5 Janar 2020, 15:14Sport TEMA

Lacio po kalon një moment të mirë dhe puna e bërë ndër vite duket se po jep frytet e saj.

Pak ditë më parë, kryeqytetasit arritën të fitonin Superkupën e Italisë duke mundur Juventusin, vetëm pak ditë pasi e kishte mundur edhe në kampionat.

Edhe në Serinë A, Lacio po bën mirë dhe e sheh veten aktualisht si forcë të tretë.

Drejtori sportiv Igli Tare, u shpreh për Lacion se është më e pjekur si skuadër sezonin e shkuar ndërkohë që shtoi se vështirësitë rriten edhe më shumë kur rritesh lart, duke e konsideruar si “rrallim të ajrit”.

“Jemi më të rritur se në të shkuarën. Në momente kritike kemi treguar se dimë të përgjigjemi dhe kjo është e rëndësishme. Duhet të vazhdojmë kështu.

Sa më lart të shkosh, aq më pak ajër ka. E dimë se çfarë vështirësish na presin por duhet të jemi të përqendruar dhe të punojmë me të njëjtën dëshirë si gjithmonë pa bërë shumë reklama. Në fund, do të shohim se ku do të jemi”, u shpreh Tare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje