Skenari i çmendur: 65 milionë dhe një yll për Paul Pogba

4 Janar 2020, 10:09Sport TEMA

Skenarë nga më të ndryshmet për të shkuar te Paul Pogba. Fillimisht u fol për një kalim te Emre Can nga Juventusi te Manceshter United, ndërkohë që klubi anglez do të përfitonte edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Tani “The Sun” sjell skenarin e radhës dhe në marrëveshje përfshihet Adrien Rabiot. Mesfushori francez është kthyer në një problem te Juvetusi dhe mund të përfshihet në operacionin e rikthimit të Paul Pogba në Torino.

Rabiot ka qenë një objektiv i United më parë dhe tashmë mund ta transferojnë, duke hequr dorë nga kampioni i botës.

Pogba e ka shprehur se kërkon një eksperiencë të re dhe rikthimi te Juventusi e “josh”. Bardhezinjtë do të duhet të japin Rabiot dhe 60 milionë sterlina, për të kënaqur “Djajtë e kuq”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje