Peter Crouch u transferua te Liverpool në 2005-ën. Ai shkoi në fillim në një hotel, ku pa një vajzë shumë të bukur.
“Një nga recepsionistet ishte shumë e bukur. Nuk më besohej se po më qeshte gjatë gjithë kohës”.
Sulmuesi filloi t’u fliste shokëve të skuadrës për të.
“Sinqerisht, ajo është e mrekullueshme, mendoj se kam një shans”.
Kur Carragher e dëgjoi, ai thirri shokët e tjerë të skuadrës. “Thuaja edhe një herë, Crouche”.
Kështu, Crouch filloi t’i përshkruante vajzën e re grupit. “Një brune e mrekullueshme. Duket si një spanjolle. Do shkoj”.
Problemi ishte se ajo nuk ishte një vajzë e re çfarëdo. Në fakt, ajo ishte e dashura e Xabo Alonso-s.
Ajo punonte në hotel për të praktikuar anglishten e saj.
Një histori argëtuese që mund të kishte krijuar momente tensioni. Fatmirësisht për anglezin, Alonso mendoi se ishte për të qeshur.
Xabi dhe gruaja e tij janë akoma bashkë sot. Ai u martua me Nagore Aranburu në 2009-ën.
Peter Crouch, nga ana e tij, u martua me Abey Clancy në 2011-ën.
Crouch ka përjetuar shumë momente argëtuese në karrierën e tij. Në 2007-ën, Liverpool-i po përgatitej për finalen e Champions League.
“Të Kuqtë” po stërviteshin në Portugali. Për të larguar stresin, lojtarët vendosin të bënin një garë me go-kart.
Crouch shkeli pedalen e gazit dhe bëri një start shumë të mirë, por problemi ishte se frenat e tij u prishën para një kthese.
Sulmuesi u përgatit për katastrofën!
“Pashë Xabi Alonso-n dhe Dirk Kuyt-in para meje dhe pyeta veten: Kush është më i rëndësishëm mes të dyve ?
Kështu që vendosa të shtypja Kuyt”.
Gjiganti anglez është i pandreqshëm.