Guardiola vlerëson “armikun”: Eshtë një nga ekipet më të mira, jo vetëm në Angli

6 Janar 2020, 12:06Sport TEMA

Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, beson se Manchester United është një nga skuadrat më të mira në Europë. “Djajtë e Kuq” po krenohen me një sulm efektiv këtë sezon, i cili përbëhet nga Marcus Rashford, Daniel James dhe Anthony Martial.

Të tre lojtarët janë të aftë të “flakërojnë” dhe Guardiola është i kujdesshëm ndaj kërcënimit, që ata mund të paraqesin për udhëtimin e skuadrës së tij në “Old Trafford”, të marten, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup”:

“Sigurisht, në “Old Trafford” do të jetë krejt ndryshe. Manchester United është një ekip, i ndërtuar për të rivalizuar me të mëdhenjtë. Kur del në lojën e vet, është një nga skuadrat më të mira jo vetëm në Angli, por edhe më tej, sipas meje. Veçoj ritmin që kanë “Djajtë e Kuq”, sidomos James, Greenwood, Martial, Rashford dhe Lingard. Unë pashë formacionin e tyre para ndeshjes kundër Wolves dhe bënë shumë ndryshime.

Ne duhet të shkojmë atje për të provuar dhe marrë një rezultat të mirë para ndeshjes së dytë. Kthimi, para tifozëve tanë, do të jetë vendimtar. Të gjithë duam të shkojmë në finalen e kësaj gare për të tretin vit radhazi. Kam përshtypjen se kundërshtari do të vrapojë shumë, ndërsa ne duhet të evitojmë gabimet në ndërtimin e lojës. Jemi përgatitur për këtë. Duhet të bëjmë lojën tonë, të përpiqemi të shënojmë një gol, të marrim një rezultat të mirë atje”.

1 komente në “Guardiola vlerëson “armikun”: Eshtë një nga ekipet më të mira, jo vetëm në Angli”

  1. Genti says:

    Si po krenohen kur jane ne vendin e peste ne tabele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje