Stefano Pioli ka folur pas barazimit zhgënjyes të Milanit pa gola ndaj Sampdorias në shtëpi.
Në fjalët e tij për “Milan TV”, tekniku kuqezi u shpreh se edhe humbja ndaj Atalantës ka ndikuar jo pak.
Gjithashtu, Pioli zbuloi edhe pikën e dobët të këtij Milani.
“Thembra jonë e Akilit është pikërisht goli! Kjo është pika jonë e dobët dhe duhet të gjejmë patjetër një zgjidhje.
Nuk kemi qenë dhe aq qartë në lojën tonë sot, por ishte pak e pritshme pas humbjes ndaj Atalantës.
Patëm disa mundësi që duhet t’i finalizonim siç duhet.
Na vjen shumë keq sepse të gjithë prisnim që të riktheheshim te fitorja.
Është e qartë që humbja në Bergamo ka ndikuar dhe na ka bërë të jemi të pasigurt”, tha Pioli.
Kur sulmusi nuk shenon gol,ai nuk eshte per ekip pretendent.
Per te shenuar duhet ekip cilesor,qe mbeshtet me pasime sulmuesit kryesor te skuadres.
Lojtari qe ne dy raste shenon nje gol,eshte garant per fitore .
Tek Milani ka ndeshje qe nuk shenohet,vite qe nuk kryesohet,dhe si me magji pritej ta zgjidhte Ibraimovici!!!!!!!
Gabimi tek Milani eshte tek stafi drejtues.