Eros Grezda largohet nga Rangeres, transferohet tek Osijek

6 Janar 2020, 14:57Sport TEMA

Një dështim ka rezultuar aventura e Eros Grezdës te Rangersi.

Pikërisht atje ku duhej të vinte edhe shpërthimi i këtij sulmuesi, për të mbërritur edhe më larg në karrierën e tij.

Por kryesisht sjellja e gabuar, ka bërë që kjo eksperiencë të mos mbahet mend gjatë.

Sipas mediave skoceze, Eros Grezda është larguar përfundimisht nga Rangersi.

Gjithashtu është gjetur edhe “klubi i tij i ri”.

Nëse mund ta quajmë në këtë mënyrë, pasi bëhet fjalë për Osijekun klub ku Grezda ishte përpara se të shkonte tek Rangers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje