Një ngjarje sa komike aq edhe e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme me Barcelonën. Ekipi katalanas ndodhet në Arabinë Saudite, ku do të luajë Superkupën e Spanjës.
Në kuadër të gjysmëfinales ndaj Atletico Madrid, trajneri Valverde dhe Sergi Busquets do të dilnin përpara mediave në konferencë për shtyp.
Konferenca do të mbahej përpara se të niste stërvitja, por diçka e tillë nuk ndodhi. Arsyeja? Trajneri Valverde dhe Busquets kishin humbur!
Në fakt, faji nuk ishte i tyri, por i shoferit, i cili kishte ngatërruar rrugën, me trajnerin dhe mesfushorin që u shfaqën shumë me vonesë dhe konferenca u zhvillua pas stërvitjes.