Legjenda e futbollist vlonjat tregon të vërtetën e Sindikatës që drejtohet nga Andi Lila: Mos u bëj zar i FSHF-së, nuk ke lekë për organizime të tilla

9 Janar 2020, 13:36Sport TEMA

Sokol Kushta ka reaguar për ndeshjen e nesërme të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ku janë ftuar të gjithë yjet që kanë kontribuar për kombëtaren tonë, atë turke dhe italiane.

Legjenda e futbollit vlonjat ironizon faktin se në këtë sfidë nuk janë thirrur shumë lojtarë që kanë dhënë shpirtin për fanelën kuqezi.

Në fund, shprehet skeptik se si është e mundur që kjo Sindikatë, me në krye Andi Lilën, e krijuar vetëm para disa muajve ka mundësi ekonomike të organizojë evente të tilla pa ndihmën e FSHF-së.

Në rrjetin social “Facebook”, Sokol Kushta shkruante:

“Duke degjuar perdite lajme ..shkrime.. mendime jam i detyruar te pozicionohem.

Duke ndare pozitiven e ketij evenimenti me negativet, lam fol me shume bashkelojtar dhe shumica ishin dakort me kete organizim qe presidenti Duka ka bere per te ndihmuar te prekurit e termetit. Por, sme pelqejne disa perfitues qe duan ta trumbetojne si arritje te tyre.

Futbolli eshte krijuar si nje loje ne grup, mua me shqeteson ndarja dh he etiketimi..justifikimi i disa gabimeve..te gjithe jemi rritur duke pare legjenda .ata slinden ne 2004..por ne vite.. mungesa e respektit eshte virtyt ne shqiperi.. dhe nuk shqetesohem fare.. as nga fshf ..as nga sindikata..gjoja e pavarur..se besoj se s.bizi.. targaj. musta .muca. J.kaci zmijani. jera. josa.kola. demollari. bellaj. xhumba. rud vata ..F.vata .lala e shume te vjeter .kishin ndonje deshire te madhe per te lozur .thjesht donin respekt.mirenjohje.qe brezi i ri ti njohi ..shumicen e brezit qe erdhi kur ishte kapiten demollari dhe une . u priten nga ne..u ndihmuan dhe u perkrahen nga ekipi kombetar ne kohen me te veshtire..nga keta emra qe sot nuk figurojne as per bileta.. ..shulku dhe shume te tjere qe luanin me shpresat e din vet kur erdhen ne kombetare cfare ngrohtesie gjeten ..r.vata eshte dikushi dhe ka te drejte kur flet per futbollin..per ate gje duhet ta respektojne..te tjerat i zgjidh vet ai …

Tani dy fjale per sindikaten e varur qe loz te pavarurin.sindikata eshte ne oponence me fshf..me shtetin me presidentat..jo zar i tyre..une skam pare nje mbledhje ..nje organizim.. nje greve 24 oreshe minimo..per qindra lojtar te pa paguar..per ligjin e sporteve qe po vonohet.jo te mbaj krahun e presidenteve dhe te fshf.Dhe me e rendesishme eshte si jane mbuluar shpenzimet e 80 lojtareve qe kane ardhur ..sbesoj se sindikata e pavarur te kete force ekonomike ta mbuloje kete eveniment pa ndihmen e fshf..”

5 komente në “Legjenda e futbollist vlonjat tregon të vërtetën e Sindikatës që drejtohet nga Andi Lila: Mos u bëj zar i FSHF-së, nuk ke lekë për organizime të tilla”

  1. faikonica says:

    Ia pagujne TIKA e KMSH ja Liles

  2. Stalker says:

    Redaktojani pak shkrimin Sokol injorantit…e rendesishme eshte qe ka qene futbollist i mire, dhe hiqeni fjalen legjende nga perdorimi, sport medioker kemi patur dhe vazhdojme te kemi

    1. pjeter says:

      Sokol Kushta eshte legjende, Mjafton vetem ai gol ne Beograd.Vasil Ruci eshte legjende, mjafton ai gol kunder barcelones ne Vlore.Ishin kohe te veshtira ne Shqiperi edhe per futboll, duhet respekt per ish lojtaret e kombetares.Ky organizim Kavajas per keto miqesore, fut uje nga te gjitha anet.

  3. Veterineri says:

    Futbolli esht gjithmon ne evolucion. Dhe para 16 viteve ne bot futbolli nuk ka patur keto ritme si sot. Maradona apo Pele kan qen legjenda para 40 vitesh po sot do luanin me Veronen ne serin A. Per fat te keq FSHF shqiptare esht katandisur si qebaptore fshati ku luhen dhe skedina . Dhe klientet si Lila jan kthyer si lepirsa me shum te tjer. Vertet per te ardhur keq.

  4. rexha 10 says:

    ZOTI KUSHTA RESPEKTE.JE I PA ARRITSHEM SI FUTBOLLISTE.NDERSA FUTBOLLISTE SI KY LILA DON DUKA I BENE TRE HERE NE DITE KURE PJERDHE RRUGEVE TE TIRANES.KETU NUKE BEHET FJALE PER SINDAKATE ,PORE PER NJE SHOQATE E KRIJUAR NGA DONE DUKA EFSHF PER TE VJEDHUR PARATE NE EVENIMENTET E NDRYSHME QE ORGANIZON. KJO ESHTE E SIGURTE SEPSE EDHE STADIUMI QE NJE DREQE E DI SE SI JA KANE VENE EMRIN U RALIZUA NGA DON DUKA. JU E DINI QE SKENDERBEU U DENUA NGA SKANDALET E BERA ,KURSE KY DONI I FSHF U NGRITE NE DETYRE ,NE VENDE QE TE FUTEJ NE BURGE. LAVDI DONEVE SI PUNA E DUKES NE ATE VENDE QE QUHET ALBANIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje