Frenon Albacete, ngec transferimi i Rey Manaj te Barcelona

9 Janar 2020, 13:19Sport TEMA

Pak ditë më parë mediat spanjolle dhe më konkretisht ato katalanase e bënë fakt të kryer kalimin e Rey Manaj te Barcelona për llogari të Barcelonës B, por kanë kaluar rreth 10 nga konfirmimi i mediave spanjolle dhe ende ky transferim nuk është zyrtarizuar.

Mbetet për t’u parë sesi do të rrjedhin ngjarjet gjatë këtyre ditëve.

Por, ai që ka frenuar tratativat ka qenë zv/presidenti i Albacete, i cili ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

“Barcelona na e ka bërë të ditur interesimin, por deri më tani nuk ka pasur asgjë më shumë dhe nuk mund ta dimë se si do të rrjedhin situatat”, u shpreh zv/presidenti i Albacete.

Mbetet për t’u parë nëse Manaj do arrijë të përfaqësojë një klub të madh, teksa do kishte në këmbët e tij një nga mundësitë më të arta në karrierë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje