Teuta kryen goditjen e parë, firmos sulmuesi gjigant

9 Janar 2020, 15:24Sport TEMA

Teuta ka bërë afrimin e parë në merkaton e janarit. Durrsakët kanë afruar një sulmues të lakuar edhe më parë për t’u transferuar në Superiore.

I gjatë më shumë se dy metra, Idelino Gomes Colubali është lojtari më i ri i Teutës.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 26 vjeçar, Idelino Gomes Colubali. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për një vitë dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.

Colubali në Durrës vjen nga kampionati Portugez ku është paraqitur me Boavistën. Ndresa sezonin e fundit ka qen pjes e FC Lincoln në Gibraltar.

Colubali Është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Idelino Colubali, duke i dëshiruar suksese dhe sa shumë gola me skuadrën tonë”, njofton Teuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje