Antonio Conte i heq nga duart lojtarin Gattusos, fjala është për një shqiptar

9 Janar 2020, 22:15Sport TEMA

E ardhmja e Marash Kumbullës është kthyer në televonelë. Shqiptari ka bërë mjaft mirë në këtë sezon, ndërsa mediet italiane nuk kanë harruar të çojnë në qiell të riun e Veronës. Ekipi italian ka hapur ankand se kush paguan më shumë për kartonin e 19-vjeçarit.

Napoli dukej më afër shtatlartit, por ekipi i Gattusos nuk do ta ketë aspak të lehtë. Interi është futur së fundmi fort në garë. Beppe Marota ka nisur kontaktet me drejtuesit e skuadrës së Veronës dhe me shumë mundësi do të nisë një ofertë zyrtare.

Verona ka rritur pretendimet për Kumbullën dhe dëshiron 20 milionë euro. Një shifër që drejtuesit e Veronës nuk do e marrin, por që do të pranonin dhe shumë më poshtë se aq.

Napoli nga krahu tjetër kërkon të mbyllë marrëveshjen me Rrahmanin-Amrabat dhe Kumbullën për 30 milionë euro. Interi është gati për të surprizuar për Kumbullën, ndërsa Lazio pret në heshtje. Nuk përjashtohet ndonjë lëvizje e Igli Tares në minutat e fundit.

1 komente në “Antonio Conte i heq nga duart lojtarin Gattusos, fjala është për një shqiptar”

  1. Buci says:

    Do shkoje tek Lazio. Fola dje ne tel me te emen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje