Keith Gillespie, futbollisti që përfaqësoi kombëtaren e Irlandës së Veriut dhe luajti 11 sezone në Premier League për Manchester United, Newcastle United, Blackburn Rovers, Leicester City e Sheffield United, ka treguar marrëdhënien “e çmendur” midis basteve sportive dhe futbollit.
Këtë rrëfim e bëri për “Daily Mail”: “Në vitin 1995 humba 55.345 euro brenda një pasditeje, duke vendosur baste me telefon. Unë e pësova keq në atë kohë…, por nuk nxora mësime. Të nesërmen humba edhe 17.664 euro të tjera. Kishte shumë momente përgjatë viteve, kur kuptova se duhej të ndalesha…”
Më tej, ish-futbollisti 44-vjeçar shton: “Nuk do të thoshte asgjë fakti se isha futbollist. Nëse ka një personalitet varësie ndaj bixhozit, kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Unë e provova në kurriz dhe e them me bindje të plotë se varësia nga kumari mund ta çojë një person deri në vetëvrasje”.
Në shkurt 2019, Keith Gillespie shkroi një artikull në gazetën “The Sun”, kushtuar Wayne Rooney: “Më kapën në shtrat me femra, humba 7.9 milionë euro të pasurisë sime (shpalli falimentimin në vitin 2010) dhe u divorcova… Aty vendosa të ndryshoj, mos të bëj më të njëjtat gabime, por ishte shumë vonë. Kisha mbetur pa asnjë para”.
Dua ta kujtoj Keith se ate mbasdite kur humbi bastin Euro nuk ishte shfaqur akoma. Ajo u vu me qarkullim mengjesin e 1 janarit 1999 dmth 4 vjet me vone!!!