Një moment i pazakontë por edhe shumë gazmor është parë nga mijëra qytetarët rusë, kur prezantuesja e lajmeve gjatë transmetimit live ndërpritet nga e bija e saj e vogël që ia sjell telefonin në studio, për t’i treguar se dikush i ka dërguar mesazh.
Kjo ngjarje komike ka ndodhur në studiot e televizionit lokal Taghil në qytetin Nizhniy Tahil, ku prezantuesja Anna Kizilova po lexonte lajmet.
E kur prezantuesja e lajmeve u mundua butësisht ta largojë para objektivit të kamerës, bija e saj Elizaveta filloi të thotë: “Por nënë, ke një mesazh”.
Prezantuesja tha për televizionin CEN, se ishte detyruar ta merrte të bijën nga çerdhja dhe të rikthehej shpejtë në punë kur edhe ndodhi incidenti gazmor. (TemA)
Shumë njerëzore dhe e bukur.