Dështimi i Grezdës tek Rangers, Gerrard: Edhe unë kam përgjegjësi

12 Janar 2020, 17:15Sport TEMA

Eros Grezda u transferua në kampionatin skocez 2 vite më parë tek një skuadër legjendare si Glasgow Rangers.

Mesfushori me tipare sulmuesi rezultoi i pafat pasi pësoi dëmtimet të cilat nuk e lejuan të shprehte potencialin e tij, ndërsa më pas në problem u kthye edhe sjellja e 24-vjeçarit.

Futbollisti i Kombëtares, ne këtë merkato janari u rikthye te klubi i Osijek në Kroaci, aty ku edhe u bë i njohur.

Së fundmi, në lidhje me gjakovarin ka folur edhe ish-trajneri i tij te Rangers, Steven Xherrard. Legjenda angleze ka pranuar se një pjesë të përgjegjësisë për formën që kaloi Grezda e ka edhe ai.

“Grezda nuk ia doli për asnjë moment të funksiononte dhe një pjesë të përgjegjësisë për këtë e kam edhe unë. Ai kërkonte të rikthehej te Osijek për të pasur mundësinë të luante.

I urojmë atij fat, pasi kthimi i tij në kampionatin kroat nuk është një problem për ne”.

Kujtojmë që 24 vjecari luajti 13 takime me Rangers duke gjetur rrugën e rrjete 2 herë.

Tashmë, sulmuesi kuqezi do të synojë që me fanellën e Osijek të rikthehet edhe një herë në formën optimale për të tentuar më pas katapultimin në një klub prestigjoz, pa harruar edhe rikthimin në Kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje