Mbështesnin Soleimanin, Instagram merr vendimin për të gjitha postimet

12 Janar 2020, 19:52Hi-Tech TEMA

Instagrami po fshin çdo postim që mbështet gjeneralin e vrarë iranian Qassem Soleimani, për të përmbushur sanksionet amerikane të vendosura ndaj vendit të Lindjes së Mesme.

Një zëdhënës i Facebook e konfirmoi lajmin për CNN Business, në të njëjtën ditë kur Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit, pasi ky vend sulmoi bazat amerikane në Irak.

Sulmi iranian erdhi pasi SHBA vrau gjeneralin Qassem Soleimani në 3 janar. Trump tha se Soleimani po planifikonte sulme në disa ambasada amerikane.

Instagrami është një nga rrjetet e pakta sociale të disponueshme për qytetarët iranianë, pasi Twitter dhe Facebook janë të bllokuara nga qeveria. Vendimi për bllokimin e postimeve pozitive për Soleimanin ka sjellë edhe reagimin e zyrtarëve të Iranit.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, e konsideroi këtë veprim si “jodemokratik”. Ironia është që reagimin e tij, zëdhënësi e bëri në Twitter.

2 komente në “Mbështesnin Soleimanin, Instagram merr vendimin për të gjitha postimet”

  1. elton says:

    Gazetar b… Po ta bente lajmerimin te QQ kineze ndryshon puna? kto qe te hapin k… me fjalen e lire dhe tani e mbyllin jane hipokrite.Zorraxhi ngelet gjithe jeten,dhe ne vitin 2020

  2. L.R says:

    Barometttt… duhen shume fort me njeri- tjetrin sidomos kur ikin per xhenet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje