Për punë apo për qejf – gjithnjë e më shumë gjermanë po ikin nga vendi i tyre. Shumica janë fuqi e kualifikuar punëtore, ndaj ekspertët kanë ndezur dritat e alarmit. Por shumë edhe kthehen.
Në 10 vitet e kaluara nga Gjermania janë larguar mesatarisht rreth 180.000 gjermanë në vit dhe kanë shkuar në vendet tjera.
Ndërkohë që në vit janë kthyer mesatarisht rreth129.000 shtetas gjermanë. Këto janë rezultatet e para të studimeve të fundit, ku thuhet se 3/4 e të larguarve janë me kualifikime të larta. Shumica prej tyre jeton vetëm një kohë të caktuar jashtë Gjermanisë. Por nëse shikohen të dhënat statistikore, rreth 51.000 gjermanë largohen mesatarisht në vit nga Gjermania për të mos u kthyer më kurrë.
Andreas Ette, drejtor i grupit studiues në Institutin Federal për Hulumtimet e Popullatës thotë se duhet shikuar të gjitha lëvizjet, pra edhe ardhjen dhe jo vetëm largimin e forcave të kualifikuara nga Gjermania. Bilanci është pozitiv.
Këtë argument e mbështetë edhe Werner Eichhorst, nga instituti E Ardhjmja dhe Puna (IZA): “Nuk mund të thuash se nga Gjermania po largohen në vit mesatarisht 51.000 njerëz dhe se ky është shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.” Kur kemi parasyshë se në Gejrmani ka rreth 45 milionë njerëz në tregun e punës, atëherë 51.000 është një përqindje shumë më e ultë se 1%.
Gabriel Felbermayr, kryetar i Institutit për Ekonomi në Kiel, ka qëndrime më kritike: “Në 10 vitet e fundit kemi humbur më shumë se një gjysmë milioni punëtorë, prej tyre 3/4 janë me kualifikime të larta. Ky nuk është lajm i mirë për një ekonomi si ajo gjermane.” Të ardhurit nga vendet tjera nuk mund ta mbyllin tërësisht këtë zbraztësirë, sespe ata nuk janë gjithmonë të kualifikuar sa duhet.
Ofertat për kthim
Çfarë duhet të bëjë Gjermania për të motivuar këta njerëz që të kthehen në vendlindje? Werner Eichhorst thotë se kjo varet edhe nga konkurrenca dhe politika e sipërmarrjeve. “Të kualifikuarit mund të zgjedhin punë, varësisht se ku kanë një perspektivë më të mirë dhe rroga më të larta, por kjo varet edhe nga rrethi familjar dhe kualiteti i jetës.” Kjo ka të bëjë me kujdesin ndaj fëmijëve apo situatën e vendbanimeve. Eichhorst mendon se politika duhet të kujdeset që jo vetëm sipërmarrjet por edhe punëmarrësit të kenë kushte të mira.
Felbermayr pohon se aspekti financiar luan një rol vendimtar. “Në Gjermani kemi tatime dhe shpenzime të larta, ndaj të ardhurat që mbeten për personat me kualifikime të larta janë relativisht të ulëta.” Ekspertët e ekonomisë propozojnë që të merret modeli i disa vendeve skandinave dhe të zvoglohen të paktën të dhënat për sigurime sociale, për personat që duan të kthehen. Një model i ngjashëm mund të përdoret edhe për tatimet në të ardhura.
Por ekspertët thonë se duhet të përmirësohen edhe kushtet e punës. “Shansat për përparime në vendet tjera janë më të mëdha. Shansajt janë më të mëdha të bësh një emër në fushën ku punon, sepse edhe kushtet janë më të mira. Këtë duhet ta mundësojë edhe Gjermania.” Si një shembull pozitiv Felbermayr përmend edhe Zvicrën. Universitetet e atjeshme janë bërë shumë më atraktive për profesorët e huaj në 10-15 vitet e fundit, sepse atje investohet më shumë në studime. “Kjo mund të bëhet edhe në Gjermani.”
Siguria dhe kultura e pritjes
Edhe Eichhorst mendon se shkollat e larta në Gjermani nuk janë punëdhënës tepër të mirë. Siguria e punës nuk është shumë e lartë. Në universitete jepen shpesh kontrata me kohë të kufizuar prej tre muajsh. Për fushën akademike duhet të sigurohen më shumë vende të përhershme pune, mendon Eichhorst. Ndryshe shumë gjermanë do të largohen nga vendi, për shkak të mungesës së sigurisë. Por në Gjermani ekzistojnë kushte më të mira në çështjen e sigurisë dhe shtetit ligjor, që është e rëndësishme për planifikimin e familjes.
Sipërmarrjet mund të jenë më atraktive, thotë Eichhorst. “Personat që relavitisht herët kanë shkuar në vendet tjera, me siguri që edhe më vonë duan të shkojnë prap jashtë Gjermanisë.” Përvojat me një semestër jashtë vendit gjatë studimeve, përvojat me udhëtime apo shkëmbimet e nxënësve nxisin dëshirën që këta persona të shkojnë prap jashtë vendit. “Pas këtyre njohurive njerëzit janë të interesuar që edhe në sipërmarrjet gjermane të ngrihet niveli i ofertave.” Punëdhënësit gjermanë duhet të përpiqen t’i mbajnë absolventët apo personat me kualifikime të larta.
Por personat që kanë qenë në ndonjë vend tjetër kanë mbledhur edhe përvoja të mira, janë aftësuar për punë dhe janë njoftuar me kultura të tjera jashtë vendit, që mund të jenë shumë të rëndësishme për karrierën personale dhe ekonominë e një vend, pohon Eichhorst. Ky është një fitim për të gjithë.
Largohen gjermanet, vaj medet per shqiptaret, po e mori vesh zoti i madh ne qiell vret vehten
JJeta tani eshte kudo e veshtire ,,,jeta e perditeshme .. 10 ore pune ne dite,, ushqimi ditor kafe,pica, makarona mish pule,,per peshk dhe pije alkolike nuk behet fjale,,hajde ndonje birre ,flas per veten time qe kam nje page normale ketu ne CANADA,, ME ” RROGE” te nderrshme eshte shume e veshtire te keshe nje jete te kenaqeshme,,,lumturi
Komenti juaj eshte me “kembe ne toke”. Ngaqe ne shqiptaret pergjithesisht mburremi, krijojme iluzione publicitare. Flasim per vendin ku ndodhemi sikur te ishim “shtrese mbimesatare” e atij vendi, nderkohe qe realiteti eshte ai qe permendni ju.
Nga shkelqimi i atyre vendeve, pothuaj …asgje nuk te takon.
Pershendetje Ari. Jo per polemike por mendoj qe nuk duhet te veme si kusht parate per te qene te lumtur. Kane pjesen e tyre sigurisht, por duhet te tregohemi te forte e ta veme ne “ne rresht” pas shendetit families, nje pune pa vuajtje. Te rrethuar nga njerez pozitive, shoqeri te kendshme etj. Paraja sigurisht ndihmon, por te rrish te presesh te behesh me para, qe pastaj te behesh I lumtur… rrezikon te shpenzosh gjithe jeten ne zymtesi. Jam kurioz, cfare kuptohet me nje page normale ne Canada… nese mund ta thuash.
Meqe jam vete ne emigracion kam pershtypjen qe me page normale ari kupton sasine e parave qe te nevojiten te plotesosh nevojat kryesore per veten dhe familjen .Ndersa pikepamja juaj per lumturine me duket llogjike dhe interesante ,mendoj se ke ke harruar dicka.Nuk mund te jesh I lumtur vetem.Ata qe mund te te bejne te lumtur mund te mos e kene mundesine pasi jetojne ne kapitalizem ku pabarazia ekonomike dhe konsumerismi I kane dhene ngjyrim dhe kuptim theter jetes
problemi esht se ne shqiptaret k themi ce ne canada marin 10mij dollar por nuk e dij ce te jetosh atje duhet te shpenxosh 9500 dollar
NE TE GJITHE BOTEN STONON KANALI I MADHE I NDARJES NDERMJET SHTRESAVE TE VARFA ,DHE ASAJE TE PASUREVE.
PLUSE QE PO SHTOHEN MILIONERET E RINJE ,DHE PO RRITET SHTRESAT E VARFA DHE ATO TE MESME PO BEHEN TE VARFA.PO SHFRYTZOHET SHUME KRAHU I PUNES,DUKE MOSE RESPEKTUAR ASNJE LLOI LIGJI.KOMANDOJNE NJERZIT QE NE JETEN E TYRE NUKE KANE PUNUAR ASE EDHE NJE HERE.SICE E THONE KETU NE ITALI: SE NON SAI LAVORARE ,NON POI KOMANDARE: ………………….
Gjermanet levizin, kryesisht per tu rikthyer pas studimeve. Gjermania eshte vend me klime jo te mire dhe jo te gjithe jane miqesore, por kur te shohin se punon dhe perpiqesh dhe ke nje familje, pranohesh, respektohesh dhe je nje prej tyre. Une mund te them se jetoj shume mire ketu, por me duhet gjithashtu te pranoj se rroga ime eshte shume me e larte se mesatarja. Prandaj diskutime te tilla mbi peshkun, alkoolin apo 2-3 here ne vit pushime, nuk i kam pasur kurre falemnderit Zotit. Dhe ne fund qetesia, siguria, shkollimi i femijeve ne kete vend jane favore te tjera qe nuk kane te paguar.
ke te drejte o katnar,se nga buka e mistrit te biesh ne buk gruri eshte dicka e madhe ne jete,dhe ti ja arrite qellimit duke emigruar,tani je i lumtur qe ke lek dhe liri per buk gruri,nuk i shikon katnaret e tjere ata qe jetojne ne greqi dhe itali sesa te lumtur jane,sidomos ata te greqise qe per nje dokument grek plus dhe buken e grurit hedhin posht jo vetem shqiperine por edhe njerezit e tyre me te afert te familjes,ky nuk eshte nje fenomen i ri i popullit shqiptare,ky eshte nje fenomen ne DNA tone sidomos jo kokrrat e katnareve qe qeshni me emigracionin qe ju mbushi barkun me buk gruri mor derra.