Basha bllokon "listat e hapura", cakton Vasilin dhe Bylykbashkin për reformën zgjedhore: Nuk është problem kryesor, gati të ulemi me Gjiknurin

14 Janar 2020, 12:45Politika TEMA

Lulzim Basha duket se ka bllokuar iniciativën pWr ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ai shprehet se nuk është problem kryesor i por shit-blerja e votës.

Kryeopozitari zgjodhi Petrit Vasilin dhe Bylykbashin për ta përfaqësuar.

“Opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm që synon transparencën, kanë kaluar 4 muaj dhe procesi është zvarritur, sot opozita rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonese të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen para të reformës”, tha Basha duke vijuar se:

“Reforma Zgjedhore, kusht i pa-kontestueshëm i Bundestagut gjerma. Sot opozita rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë të Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershm. Fundi i krizës politike vjen vetëm me zgjedhje të parakohshme. Praktika ka treguar qartë që problemi me zgjedhjet ka qenë shitblerja e votave. Në tryezën për Reformën Zgjedhore opozita ka dërguar 2 përfaqësuesit e saj”, tha Basha. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje