Deputeti i Ballit i dalë nga lista "Basha" zbulon se ka qenë polic: Nostalgji

14 Janar 2020, 08:30Politika TEMA

Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriarik Alimadhi, ka zbuluar se vite më parë ai ka qenë pjesë e policisë.

Deputeti ka publikuar një fotografi të tij nga koha kur mbante uniformë, për ta ndarë me ndjekësit gjatë kësaj të hëne me rastin e 107 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Duke e etiketuar si “nostalgji”, ai kujton edhe kënaqësinë që ndjente gjatë shërbimit.

“Nostalgji! Me rastin e ditës së krijimit të Policisë së Shtetit shqiptarë, pjesë e këtij shërbimi të rëndësishëm për të siguruar rendin dhe qetësinë shqiptarëve, në vite shumë të vështira, kisha kënaqësinë ti shërbeja vendit tim, me përkushtim, vendosmëri dhe ndershmëri disa vite me radhë.

Në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë punonjësit që shërbejnë çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, ditë dhe vite me radhë respektë të veçantë për secilin nga ju dhe ju shprehë mirënjohjen time të thellë. Urime ditën tuaj të themelimit, të Policisë së Shtetit Shqiptarë”, shkruan Alimadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje