Pëllumb Xhufi: Atentati i 2008 pengon në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike

13 Janar 2020, 21:05Politika TEMA

Moikom Zeqo i quan “të kobshme” dhe arsyeja kryesore që “pengon në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike”.

Pëllumb Xhufi i konsideron si  “atentati më i madh që kjo klasë politike i ka bërë demokracisë e vetë themeleve të shtetit”.

Bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese të realizuara me marrëveshjen PS-PD të vitit 2008, të cilat u dhanë kryetarëve të partive të drejtën për të zgjedhur deputetët.

“Shikoni se si ndryshimet kushtetuese të kobshme të vitit 2008,- që përcaktuan që kryetarët e partive kanë të Drejtën e Monarkut për të hartuar listat e deputetëve, për 10 vjet jo vetëm që kanë krijuar një negativitet dhe një përfaqësim të nivelit të ulët dhe mediokër të politikës, por në të vërtetë kanë penguar në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike, të krijimit të formacioneve të politikanëve të rinj.

Në të vërtetë ky është një dhunim kushtetues, që askush nuk e di se kur do të shmanget dhe anulohet” – thotë Moikom Zeqo në një analizë për DITA.

“Po aq e ngjashme ka qenë PS me PD edhe për sa i përket ndërtimit të sistemit politik. Mjafton të shohësh se si këto dy parti nuk flasin fare për nevojën e anulimit të ndryshimeve liberticide të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, të realizuara me ujdinë PD-PS të vitit 2008.

Siç përvoja e këtyre viteve ka treguar tashmë, ato ndryshime ishin atentati më i madh që kjo klasë politike i ka bërë demokracisë e vetë themeleve të shtetit.

Nuk bëzan për zhbërjen e atyre ndryshimeve as partia që atëherë i kundërshtoi me forcë ato. Me sa duket, në gjirizet e sistemit anti-sistem të inauguruar nga ndryshimet në fjalë, edhe LSI ka gjetur strofkën e saj të ngrohtë të pushtetit” – thotë Pëllumb Xhufi në një intervistë botuar në DITA.

3 komente në “Pëllumb Xhufi: Atentati i 2008 pengon në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike”

  1. Denis says:

    Leje mer Pellumb politiken. Po na trego ndonje perralle me Skenderbeun. Se ate din besh mire ti.

  2. J says:

    Ky eshte rasti ku kapaciteti intelektualit fiton mbi dogmat ideologjike qe e kane mbeshtjell z.Xhufi qe ne embrion.Flm.

  3. Feniks says:

    Ku jane keta politikanet e rinj e te guximshem,qe dolen hapur dhe i thane popullit te vertetat e nuk i la njeri?
    Askush nuk ka shtruar per zgjidhje rrugen e sakte per zhdukjen e kesaj gjendjeje ku na kane futur per 30 vjet mafia politike,ndersa tani na hiqen se nuk i le njeri?
    Kush tha se varrmihesit e demokracise do ta lejojne lehte pozitat e tyre mafioze ne sundimin e vendit,qe t’a marrin pushtetin ne tavoline keta politikanet e rinj?
    Jo more te shkrete!
    Pse keta qe kane sunduar per30 vjet,mos valle e fituan postin kaq lehte,qe mbushen llogarite e tyre bankare me miliarda do t’ua leshojne juve pushtetin ne tepsi,qe te vini ju e t’i coni ne burg?
    Ceshtja e pushtetit ne kushtet e sotme eshte ceshtje jete a vdekje e jo bakllava me sherbet!
    Boll me me qarje,konstatime pa vlere qe i dine te gjithe!
    Kur do filloni t’i tregoni popullit se si duhet te vihen keta politikanet e sotem e te djeshem me shpatulla per muri?
    Kur do filloni t’i mbushni mendjen popullit se ju do jeni me te mire se ata dhe se do punoni per mireqenien e popullit?
    Kete besim do ta fitoni vetem ne se do t’i beni GJYQIN E HISTORISE ketyre 30 viteve te masakres antishqiptare!
    Nga ky qendrim do bindemi se ju jeni e ardhmja e jo e shkuara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje