“Kush është Pogba? Nuk e njoh”, presidenti i Realit tallet me francezin

14 Janar 2020, 17:35Sport TEMA

Paul Pogba mbetet një nga objektivat kryesore të Real Madrid.

Zinedine Zidane e pëlqen shumë mesfushorin e Manchester United, ndërsa presidenti i “Los Blancos” ka lëshuar një batutë në lidhje me këtë temë.

AS raporton se një gazetar arab ka pyetur Florentino Perez pas përfundimit të finales së Superkupës së Spanjës midis Realit dhe Atletico Madrid në lidhje me të rejat nga Pogba.

Ekipi i Zidane u tregua i saktë nga pika e penalltive dhe fitoi trofeun.

Pogba? Nuk e di se kush është, nuk e njoh… “, është përgjigjur kreu i klubit madrilien. N

jë mënyrë e bukur për të mos dhënë asnjë informacion, teksa nuk përjashtohet një “ftohje” mes palëve, çka do të bënte që Reali të kërkonte një tjetër mesfushor në vend të tij.

1 komente në ““Kush është Pogba? Nuk e njoh”, presidenti i Realit tallet me francezin”

  1. Mandravellua says:

    Kjo eshte nje menyre injorante (jo “e bukur”) per te mos dhene informacion.
    ZZ dhe ktij Perez-it, u “leshon goja leng” per Pogben, por siduket nukl kane gjetur akordin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje