Tashmë mund të shkohet tek mjeku me ADN në... celular

15 Janar 2020, 16:15Shëndeti TEMA

Të shkosh tek mjeku me ADN-në në celularin tuaj, është  studimi i ri i grupit ‘’Mpeg’’, i njohur për krijimin e Mp3, Mpeg-2, Mpeg-4, Dash.

“Modeli që kam në mendje është që të bëj sekuencën time të ADN-së në telefon, kështu që nëse diçka ndodh me mua kudo në botë, mjeku mund të kontrollojë të dhënat e mia nga telefoni’’, deklaroi Chiariglione, themelues i grupit ndërkombëtar të ekspertëve.

Ideja vjen nga një startop zviceran i quajtur GenomSys, që duke u bazuar në standardin e ri ISO MPEG-G kërkoi të zhvillonte softuer për ta bërë analizën e ADN-së lehtësisht të arritshme, duke filluar pikërisht nga modeli i kompresimit të mediave dixhitale.

Komisioni i BE-së gjithashtu do të jetë i përfshirë në shkëmbimin e të dhënave, për arritjen e një revolucioni digital.

1 komente në “Tashmë mund të shkohet tek mjeku me ADN në… celular”

  1. ceni boston says:

    Po, kjo po qe eshte shume e nevojshme, sidomos kur je ne nje aksident ajror dhe per te identifikuar coprat e trupit mund te perdorin smart phonin dhe te kerkojne ADN, sigurisht nqtse gjejne smart phonin! Ha ha ha cfare nuk na degjojne veshet kur mijra e miliona njerez ne bote vuajne per buken e gojes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje