A do të hyni në zgjedhje me Ramën kryeministër? Kryemadhi i shmanget pyetjes: Duhet të jemi të kujdesshëm që mos bëjmë gabime

16 Janar 2020, 12:18Politika TEMA

Opozita duket se është tërhequr nga kauza se “nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”.

E pyetur nga gazetarët gjatë takimit të sotëm, Kryemadhi ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete duke ju shmangur pyetjes.

Kryetarja e LSI-së thotë se tani opozita duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos bëjë gabime.

Insistimit të gazetarit për të dhënë një përgjigje shteruese me “po” ose “jo” Kryemadhi ka zgjedhur t’i sjellë si argument se Rama duhet larguar, por pa qzrtësuar qëndrimin  mbi kauzën që u ngritën dhjetëra protesta “nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje