Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Harry dhe Meghan lanë Pallatin mbretëror

16 Janar 2020, 09:33Lifestyle TEMA
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Harry dhe Meghan lanë Pallatin

Situata është zhvilluar me shpejtësi që kur Meghan Markle dhe Princ Harry shokuan botën me lajmin se do të tërhiqen nga pozicionet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Është aluduar shumë në lidhje me të ardhmen e çiftit, punën që do të bëjnë për të qenë “të pavarur financiarisht dhe sigurisht, mbi arsyen e këtij largimi.

Në një artikull të botuar të People, një mikeshë e çiftit thotë: “Nëse marrëdhëniet do të kishin qenë më të mira, gjërat do të kishin qenë ndryshe.”

“Ata nuk donin ta menaxhonin kështu situatën, por Meghan dhe Harry u detyruan,” vijon mikesha. “Ka shumë hatërmbetje në atë familje – është toksike.” (Personi nuk përmendi ndonjë anëtarë të familjes mbretërore). Një tjetër burim tha për People se mbulimi negativ në shtyp e “lëndoi tmerrësisht shumë” Meghan.

“Meghan dhe Harry nuk u mbështetën dhe nuk u përkrahën mjaftueshëm nga familja,” tha burimi.

Çfarë po ndodh realisht brenda familjes mbetet mister. Por dimë se Princ Charles, Princ Wiliam dhe Princ Harry u takuan me Mbretëreshën  për të diskutuar zgjidhje dhe plane të mundshme për të ardhmen e çiftit Sussex.

Para mbledhjes, dy vëllezërit publikuan një deklaratë për shtyp në të cilën hodhën poshtë thashethemin se William “bullizoi” Harry-n dhe Meghan deri sa i detyroi të largoheshin.

“Pavarësisht mohimeve të qarta, në një gazetë britanike u botua një artikull që aludonte mbi marrëdhënien e Dukës së Sussex dhe Dukës së Cambridge. Për vëllezërit që angazhohen kaq shumë në çështjet e shëndetit mendor, gjuha nxitëse e përdorur është ofenduese dhe me shumë mundësi e dëmshme,” shkruhej në deklaratë.

Mbretëresha Elizabeth u fokusua te familja në deklaratën që dha pas mbledhjes. “Sot, unë dhe familja ime bëmë diskutime shumë konstruktive që lidhen me të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij.

Familja ime dhe unë e mbështesim plotësisht dëshirën e Harry-it dhe Meghan-it për të krijuar një jetë të re si familje.

Edhe pse do të donim që ata të qëndronin për të punuar me kohë të plotë si pjestarë të familjes mbretërore, e respektojmë dhe kuptojmë dëshirën për të jetuar një jetë të pavarur,” tha ajo.

Pritet që vendimet e Princ Harry-t dhe Meghan të merren me shpejtësi, sipas kërkesave të Mbretëreshës. Për sa i përket marrëdhënieve të komplikuara mes anëtarëve të familjes, ato duan pak më shumë kohë të zgjidhen.

7 komente në “Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Harry dhe Meghan lanë Pallatin mbretëror”

  1. Olimpia says:

    Me neverisin keto lajme…Ne se nje familje me femije qe ka mbetur pa strehim nga termeti ,do te kishte gjetur nje vendbanim normal.. ky per mua eshte nje lajm i rendesishem..E habiteshme,si manipulohet njeriu me idiotizmat mesjetare mbreterore nga mediat ne sherbim te ,,klasvave te larta,,

  2. anticensurë25642654 says:

    këto të dhëna të pasigurta qënkan me të vërtetë E VËRTETA!?

  3. Mandi says:

    Ky si bublesh ngeli me keto floket sikur e ke nxjerre nga strofulla e ariut.

  4. def says:

    ore kjo fotoja e dyte duket si ne dhermi

  5. Dixhiderrisha says:

    E para, nuk duket kurkund arsyeja!
    E dyta, na plasi trapi!
    Ç’punë kemi ne me mbretërit e UK?!

  6. Z says:

    Nuk eshte e lehte te martohesh me nje modele amerikane!

  7. kofsha says:

    Esht’arapi zi ketu?

    Po, po, po!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje