“Më kujtohet që po ktheheshim nga Kina në Madrid dhe unë ëndërroja vetëm SPA në shtëpinë e tij”. Një kapitull i ri zbulohet në lidhje me fiksimin e çmendur të Cristiano Ronaldos dhe dedikimin e tij me stërvitje.
Një fakt ky i theksuar në kohë nga shumë shokë dhe ish-shokë skuadre të portugezit. Tani është rasti i Jose Semedo, mbrojtësi i Vitoria Setubal, mik i Ronaldos, që për “Record” ka risjellë nga e kaluara këtë episod.
“Thuajse kishim mbërritur piloti na kishte komunikuar se mbetej edhe një orë nga zbritja. I kisha këmbët e lodhura, mezi prisja të zhytesha në ujë dhe të më masazhonin”.
“Ndryshe nga sa mendoja, mbërritëm në Madrid kur ishte ora 02.:30 e mengjesit.
Ai shkoi në dhomën e tij dhe u përgatit, kishte marrë një palë pantallona të shkurtëra dhe mis solli në dhomën time duke më thënë: Seme, dalim të vrapojmë”.
“Unë e pashë dhe nuk dija si ti thoja jo. U përgatita dhe mendova: Ky është i çmendur. Në 02:30 të mëngjesit po vraponim përreth shtëpisë së tij si të çemdnur, në vend që të shlodheshim në pishinë”, tregon Semedo.
Ka bërë nëna djalë, jo shaka. Do sukses, famë dhe para? Vetëm puna e ndershme dhe me pasion e vullnet të pashëmbullt ti siguron. Ronaldo është një model brilant për të rinjtë e sotëm.
Perkthim i turpeshem !