FOTOT: Tashmë edhe birrë me emrin e bosit të drogës "El Chapo"

18 Janar 2020, 11:21Lifestyle TEMA
FOTOT: Tashmë edhe birrë me emrin e bosit të drogës "El

Që kur bosi meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman gjatë verës së kaluar u dënua me burgim të përjetshëm, bija e tij Alejandrina Guzmán Salazar po mundohet ta ruaj famën e tij me linjën e rrobave, por këtë javë ajo shkoi një hap tutje, kur prezantoi birrën që mbante emrin e babait të saj.

Alejandrina Guzmán Salazar prezantoi në korrik të vitit të kaluar linjën e veshjeve “El Chapo 701”, datë kjo kur revista Forbes e futi në listën e personave më të pasur në botë, kurse këto ditë në panairin e mbajtur në Gvadalahar prezantoi markën e re të birrës, “El Chapo Mexican Lager”.

Kjo birrë ende nuk ka dalë në shitje, por sipas zëdhënëses së kompanisë “El Chapo 701”, Adriana Uriarte, pasi që të marrin lejen nga Instituti përkatëse në Meksikë, ajo do të kushtojë katër dollarë.

Në shishe gjendet etiketa me ngjyrë bardhë e zi ku shihet Guzman me mustaqet e tij të famshme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje