STUDIMI: Qentë lindin me aftësinë për t'i kuptuar njerëzit

19 Janar 2020, 21:00Lifestyle TEMA
STUDIMI: Qentë lindin me aftësinë për t'i kuptuar

Nëse mendoni se qentë kuptojnë dhe zbatojnë urdhrat tuaj për t’u ulur, hedhur apo vrapuar se i keni mësuar apo trajnuar ju, e keni gabim. Një studim i fundit ka zbuluar se edhe qentë endacakë gjithashtu mund të zbatojnë urdhrat e dhëna nga njerëzit, pasi të gjithë qentë lindin me aftësinë për të kuptuar njerëzit.

Sipas këtij studimi, asgjë nuk e ndalon mikun më të mirë të njeriut të kuptojë gjestet e thjeshta

Shkencëtarët studiuan qentë endacakë në Indi dhe zbuluan se të gjithë qentë kanë një aftësi të lindur për të kuptuar gjeste të caktuara njerëzore që nuk kanë nevojë trajnimin.

Ata studiuan qentë endacakë nëpër disa qytete indiane, duke i ofruar dy pjata të mbuluara me ushqim dhe duke i treguar me gisht vetëm njërën prej tyre. Rreth gjysma e qenve nuk iu afruan pjatave dhe studiuesit besojnë se këta qen ishin në ankth dhe mund të kenë pasur përvoja të këqija me njerëzit në të kaluarën.

Por, nga qentë që iu afruan pjatave, rreth 80 për qind e ndoqën saktë urdhrin, duke ngrënë nga pjata që iu tregua me gisht nga njeriu. Rezultatet sugjerojnë që qentë mund t’i kuptojnë gjestet komplekse thjesht duke shikuar njerëzit.

Studiuesit shpresojnë se kjo mund të ndihmojë në uljen e konfliktit në të gjithë botën midis qenve endacakë dhe njerëzve.

Qente janë shfaqur rreth 10,000-15,000 vjet më parë, duke i bërë ata kafshët më të vjetra shtëpiake në planet.

Dr Anindita Bhadra nga Instituti Indian i Shkencës dhe Edukimit në Nju Dehli, thotë se rëndësia e këtij studimi është e jashtëzakonshme.

“Ne menduam se ishte e mahnitshme që qentë mund të ndiqnin një gjest aq abstrakt,” shpjegoi Dr Bhadra. “Kjo do të thotë që ata vëzhgojnë nga afër njeriun, të cilin po e takojnë për herë të parë. Kjo tregon inteligjencën dhe adaptueshmërinë e tyre”, thotë ajo.

3 komente në “STUDIMI: Qentë lindin me aftësinë për t’i kuptuar njerëzit”

  1. Tz says:

    Shume heret e paske kuptuar moj shkencetare indiane,,,,,ato e kuptojne njeriun vetem nga syte moj shoqe……

  2. Vrkrt says:

    Si shqiptaret.
    Jepi buk me honger dhe t sherbejn si qen.
    Kte po bo amerika sot me shqiptart.
    Ju jep nji green card njerit,dhe 1000 te tjer nga farefisi tij i lpijn bythen ambasades amerikane.
    si qent rreth kazonve t plenave.
    Europa jua piu longun qenve shqiptare..dhe i la rrugve si qener rrugaç.

  3. Ernst Hemingwej says:

    Shqiptarët le t lehin
    Karvani t ec perpara.
    Fjal e urt popullore amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje