VIDEO: “10 vite pa legjendën e kuqe”, Partizani përkujton Panajot Panon

19 Janar 2020, 10:08Sport TEMA

Panajot Pano nuk jeton më, fizikisht. Kujtimet që ai ka lënë janë të shumta, ndërkohë që për tifozët e Partizanit ai është një legjendë. Në fakt jo vetëm për “demat e kuq”, pasi ai konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e futbollit shqiptar. 10 vite më parë ai u nda nga jeta dhe në klubin e kuq nuk harrojnë ta kujtojnë me nostalgji dhe shumë dashuri figurën e Panos.

“Sot mbushet një dekadë që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA. Pano, i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar, përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar.

Me fanellën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 tituj kampion dhe 5 kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë regjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola. Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, akorduar nga FSHF në vitin 2003, “Lojtari i Shekullit”, akorduar nga UEFA/FIFA, “Nderi i Kombit”, akorduar nga ish-presidenti republikës, Bamir Topi, në vitin 2009, “Simboli Qytetit të Tiranës”,  titull i akorduar nga kryetari Bashkisë, Erion Veliaj, në vitin 2017.

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar”- shkruan klubi i Partizanit.

2 komente në “VIDEO: “10 vite pa legjendën e kuqe”, Partizani përkujton Panajot Panon”

  1. tirona says:

    panajotin duhet ta kujtoj tirona, kurse partizoni duhet ta kujtoje se si ja vodhi tirones, hajde shnet palaco gazetar.

  2. MH says:

    Pani ishte dhe mbetet deri me sot talant mbi te gjithe talentet qe nxori shqiperia ne lojen e futbollit.Bile dhe ma i madh se vete loro Borici.
    Nese ky do luante ne perendim di krijonte publicitet dhe tifozeri te mrekullushme si talen e rrezultativ ne lojen e futbolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje